Kronika 12 July 2025, 12:48 Nga VNA

GJKKO lë në burg 7 të dyshuarit si pjesë të grupit kriminal që u godit nga SPAK. Ja emrat dhe akuzat ndaj tyre

Ndaje në Whatsapp
GJKKO lë në burg 7 të dyshuarit si pjesë të grupit

Zbardhen emrat e shtatë personave të arrestuar gjatë aksionit të djeshëm të urdhëruar nga SPAK, ku pas zbërthimit të aplikacionit të koduar Sky ECC u siguruan të dhëna për përfshirjen e tyre në trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve të BE-së. Në pranga përfunduan Arjan Gjata, Vilson Roçi, Musa Gjikola, Akil Alushi, Jani Meçja, Selami Lushkaj, ndërsa ish-oficeri i policisë Erion Dani u vetëdorëzua në policinë e Himarës. Të gjithë të dyshuarit dolën këtë të shtunë përpara Gjykatës së Posaçme, ku u njohën me masën e sigurisë “arrest me burg”. Grupi kriminal u godit pas një hetimi 2-vjeçar të drejtuar nga prokurori i posaçëm Adnand Xholi. Hetimet hodhën dritë mbi 7 raste të trafikimit të kokainës, heroinës dhe kanabis sativa, përgjatë viteve 2020-2021. Konkretisht, në këto shtatë episode janë sekuestruar 3585 kg kokainë, 701 kg kanabis sativa dhe 4.2 kg heroinë.

SPAK zbuloi edhe përfshirje të zyrtarëve të policisë në aktivitet kriminal, ku të paktën në 3 episode dyshohet të jetë konsumuar vepra e “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim.

“Të hetuarit kanë ofruar dhe kanë premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim tek funksionarë të drejtësisë, me qëllim lehtësimin e masës së sigurimit personal apo zbutjen e masës së dënimit në episodet respektive, kundrejt përfitimit të shumave monetare prej 7,500 euro, 4,000 euro dhe 4,000 euro”, njoftoi SPAK.

Prokuroria e Posaçme firmosi 13 urdhër-arreste, ku gjashtë prej të dyshuarve nuk janë arrestuar ende, pasi dyshohet se ndodhen jashtë vendit.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme