Kronika 11 Korrik 2025, 12:03 Nga VNA

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, prokurorët përplasen për Festim Bexhdilin. Kaçkini kërkon burg përjetë për kopshtarin, Dibra: 20 vjet

Ndaje në Whatsapp
Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, prokurorët përplasen

Dy prokurorët e posaçëm Elida Kaçkini dhe Behar Dibra janë përplasur në procesin ndaj Festim Bexhdilit, kopshtarit të kompleksit “Golden Resort”, i akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në vitin 2020.

Në seancën në Apelin e Posaçëm, prokurorja Kaçkini kërkoi dënimin me burgim të përjetshëm për Bexhdilin, ndërsa prokurori Dibra kërkoi rikualifikimin e veprës penale dhe dënimin e tij me 20 vite burgim. Gjykata u tërhoq për vendim, i cili pritet të shpallet më 25 korrik.

Bexhdili ishte dënuar më parë me burgim të përjetshëm, por Gjykata e Lartë ktheu dosjen për rigjykim.

Kaçkini: Burgim i përjetshëm është proporcional

Prokurorja Kaçkini argumentoi se vendimi i dhënë nga GJKKO duhet të lihet në fuqi, duke theksuar se rrëmbimi ishte i paralajmëruar dhe se Bexhdili ka pasur rol aktiv në ngjarje.

“I pandehuri është gjendur në kompleks, referuar pamjeve filmike, në orën 11:19 dhe ka pritur në derën e garazhit ku më pas futet makina Audi A6 e Altin Hajrit. Kjo mënyrë ndërveprimi tregon se ata kanë pasur dijeni dhe kanë shkuar për të kryer rolet e tyre. Veprimet e kryera tregojnë bindshëm se Festim Bexhdili ka pasur dijeni për ngjarjen, ka mbajtur qëndrim mohues dhe nuk ka shprehur pendesë,” deklaroi Kaçkini.

Dibra: Nuk ka prova që Bexhdili dinte për ngjarjen

Ndërkohë, prokurori Dibra mbajti qëndrim të ndryshëm, duke theksuar se Bexhdili mund të ketë qenë në kompleks për shkak të punës, pasi ishte kushëri i Altin Hajrit dhe nuk kishte dijeni për personat e tjerë të përfshirë.

“Në orën 18:49, Bexhdili ndihmon në nxjerrjen e Jan Prengës nga bagazhi dhe më pas trupi zhvendoset në një automjet tjetër që largohet pa trupin. Trupi ende nuk është gjetur dhe nuk mund të kërkohet nga i pandehuri të sqarojë diçka që ndoshta nuk e di,” tha Dibra.

Për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës akuzohen edhe Dritan Rexhepi dhe Gentian Doci Funiqi, si dhe Geraldo Martini, Aldo Majnishta, Korado Genjështa. Po ashtu po gjykohet në një proces të ndarë edhe Altin Hajri, pronari i Golden Resort.

Video

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme