Kronika 11 Korrik 2025, 08:15 Nga VNA

Ilir Proda në funksion të tekave të kryeministrit. Shkarkimet në polici dhe përgjegjësia e munguar e drejtorit të përgjithshëm

Ndaje në Whatsapp
Ilir Proda në funksion të tekave të kryeministrit. Shkarkimet

Shkarkimi i drejtorit të Policisë së Shkodrës, Fatmir Lleshi dhe shefit të komisariatit Nik Nikollaj nxori në pah fytyrën e vërtetë të Ilir Prodës, atë të një njeriu dhe drejtuesi që tradhton edhe miqtë e tij në emër të pushtetit dhe që nuk mban asnjë përgjegjësi. Kryepolici nxitoi të gjente përgjegjësit e skandalit të ndërtimeve pa leje në Theth, në një nga zonat më mahnitëse të Shqipërisë, që mikpret qindra e qindra turistë vit pas viti. Me një të rënë të lapsit Proda shkarkoi dy drejtuesit e policisë së Shkodrës.

Barteria e ndërtimeve pa leje, nuk është vetëm një plagë e Thethit. Është një plagë nga e cila po lëngon e gjithë Shqipëria, nga veriu në jug. Ku vit pas viti, e sidomos gjatë fushatave zgjedhore “cibanët” mbillen kudo në çdo hapësirë, duke e shëmtuar çdo ditë e më shumë vendin.

Thethi, që para zgjedhjeve u reklamua nga Benet Beci si shembulli i mirë i zhvillimit të turizmit para zgjedhjeve të 11 majit. Pamjet e vilave të ndërtuara pa leje në zemër të Thethit, investim i një krimineli të regjur në zonë, Prekë Kodrës, u reklamuan nga kryebashkiaku i Shkodrës.

Para zgjedhjeve askush nuk pipëtiti. Nuk tha asnjë fjalë për skandalin, ndërkohë që Thethi po shëmtohej. Ndërsa Edi Rama u kujtua për territoret e zaptuara vetëm pasi siguroi 83 mandate. E nisi luftën me prokuroren Elsa Gjeli, tek e cila gjeti fajtoren e madhe të barterisë. A thua se Elsa Gjeli i ndërtoi vetë brenda natës ato vilëta. “Idhtarët” e kryeministrit e duartrokitën. Thanë Edi Rama më në fund po bën shtet. A thua se Rama nuk është në pushtet prej 12 vitesh.

Askush nuk bëri pyetjet më të thjeshta: kur u ndërtua në Theth? Ku ishte IMT? Po Policia Bashkiake? Po UKT si i lidhi kontratat e ujit? Apo ato të dritave si u lidhën? Po banorët vetë pse nuk reaguan? Marrëveshja e fshehtë ishte kriminale. Ramës i duheshin votat ndaj mbylli sytë. Të gjitha institucionet iu bindën. Tani toka duhet kthyer mbrapsht se është planifikuar t’u ndahet oligarkëve me atë që njihet si paketa e maleve. Ndaj Rama e nisi luftën me Gjelin, sepse kishte vendosur mosfillimin e procedimit për ato ndërtime. Kur e pa që nuk funksionoi sa duhet, edhe pse Ulsi Manja me vrap kërkoi nisjen e procedimit disiplinor për prokuroren, atëherë i bëri një zë Ilir Prodës. Duheshin “koka turku” dhe në radhët e policisë. Proda, pa një pa dy u bind. Pa bërë qoftë dhe analizën më minimale, ose hetuar se në ç’kohë ishin bërë ndërtimet, firmosi shkarkimin e dy drejtuesve të policisë së Shkodrës.

Problemi është: A është kjo zgjidhja? Sepse Proda vetë e pranoi se “abuzimi është bërë mal në sytë e të gjithëve komunitetit dhe vetëm strukturat përgjegjëse nuk e ka marrë vesh akoma”. Po Ilir Proda a ndjen përgjegjësi për këtë mal abuzimesh? A pranon ai në këtë mënyrë se ka dështuar në drejtimin e policisë dhe kontrollin e territorit? A duhet ta veshë ai me uniformën e policit? Gjasat janë që po, derisa të vendosë Edi Rama. Se tashmë kryeministri as nuk të shkarkon. Të detyron të japësh dorëheqjen, kur s’të do më.

Video

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme