Kronika 10 July 2025, 13:44 Nga VNA

Shtyhet seanca e “Plumbit të Artë” pas përplasjes mes prokurorit dhe avokatit në sallën e gjyqit

Ndaje në Whatsapp
Shtyhet seanca e “Plumbit të Artë” pas përplasjes mes

Dështon në Gjykatën e Posaçme seanca e radhës për të pandehurit e dosjes “Plumbi i Artë”. Në seancën e së enjtes, trupa gjykuese do të dëgjonte dëshminë e të penduarit Skerdi Tase, pasi më herët ka dëgjuar dëshminë e të penduarve Nuredin Dumani dhe Erjon Alibej. Seanca u shoqërua me debate të forta, për shkak se gjykata refuzoi kërkesën e avokatëve mbrojtës për të patur të plotë dëshmitë e të penduarit Erjon Alibej. Por SPAK ka fshirë disa pjesë, me arsyetimin se i përkasin proceseve të tjera gjyqësore dhe nuk lidhen me të pandehurit e “Plumbi i Artë”, por me procese të tjera penale. Pas vendimit të ndërmjetëm, avokatët e të pandehurve Henrik Hoxhaj, ish i penduar i drejtësisë, dhe Altin Ndoci kërkuan përjashtimin e anëtarëve të trupës gjykuese me pretendimin se janë të njëanshëm në gjykim. Debatet mes palëve degjeneruan deri në fyerje.

“A mund t’ia ndërprisni fjalën? A mund ta ndërprisni dhe ta nxirrni jashtë!”, iu drejtua prokurori Behar Dibra gjykatës. Avokati Gentian Rumano tha: “Znj. kryetare, unë e bëj këtë kërkesë, pasi në Apel, gjyqtari Dhimitri më thonë ‘a e bëre kërkesën në momentin e duhur’. Ky është momenti i duhur”. Prokurori i Posaçëm vijoi: “A mund ta ndërprisni, sepse nuk do të dëgjojmë idiotësirat e këtij idioti”. Avokati iu kundërpërgjigj: “Ju sapo konsumuat një vepër penale”, dhe më pas braktisi sallën e gjyqit. Për shkak se të pandehurit mbetën pa mbrojtje, procesi u shty për të martën e ardhshme.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme