Kronika 9 July 2025, 19:32 Nga VNA

Detaje nga vrasja e Renis Dobrës në Shkopet/ Dyshohet se autorët ishin veshur si policë dhe i bënë pritë me armë makinës së 23-vjeçarit

Ndaje në Whatsapp
Detaje nga vrasja e Renis Dobrës në Shkopet/ Dyshohet se autorët

Detaje të reja dalin lidhur me rrëmbimin dhe vrasjen e 23-vjeçarit, Renis Dobra, i cili u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm në liqenin e Shkopetit. 23-vjeçari dyshohet se është rrëmbyer dhe më pas është vrarë, por blutë ende s’kanë saktësuar shkakun e vdekjes së tij.

Ndërkaq bëhet me dije se disa persona i kanë zënë pritë me armë makinës që drejtohej nga Dobra. Dyshohet se kanë qenë të armatosur dhe fillimisht janë prezantuar si polic.

Në atë moment është afruar një mjet i cili po kalonte rastësisht dhe ka pyetur nëse ka ndonjë problem, por personat e armatosur i kanë kërkuar të vazhdojë rrugën. Dyshohet se në këtë moment disa nga personat janë futur në mjetin e 23 vjeçarit për ta “shoqëruar” në komisariat, por ata kanë vazhduar rrugën për Shkopet ku dhe u gjet mëngjesin e sotëm i pajetë në breg të liqenit.

Babai i 23 vjeçarit tha jashtë kameras se policia ka mundësi ta zbardhë ngjarjen nga kamerat cilësore që identifikojnë fytyrat të cilat janë të vendosura në rrugën nacionale në Shkopet pranë bizneseve. Ai kërkon gjetjen e autorëve, pasi nuk di të ketë patur probleme djali tij apo ai vetë.

Ndërsa daja i babait të viktimës, tha se familja nuk është në dijeni të ndonjë konflikti, ndaj kërkon drejtësi.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme