Kronika 9 July 2025, 09:00 Nga VNA

Dalin pamjet e momentit kur vdes Agon Zejnullahu në duart e policisë, arrestohen pesë zyrtarë

Ndaje në Whatsapp
Dalin pamjet e momentit kur vdes Agon Zejnullahu në duart e policisë,

Pamje të publikuara së fundmi nga TV Dukagjini kanë zbuluar momentet para vdekjes së 30-vjeçarit Agon Zejnullahu më 7 korrik në Lipjan, Kosovë. Videoja, e cila nis rreth 15 minuta para arrestimit fatal, dokumenton sjelljen e policëve ndaj Zejnullahut dhe ka ngritur shqetësim publik për mënyrën e ndërhyrjes.

Vëllai i viktimës, Albani, deklaroi për Dukagjinin se familja nuk ishte njoftuar fillimisht me asnjë raport zyrtar dhe se rasti ishte tentuar të paraqitej ndryshe nga ajo që shihet në pamje.

“Vetëm pasi pamjet u publikuan nga njerëz të vullnetit të mirë dhe mediat, u bë e qartë se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë. Ajo nuk është forcë e tepruar, është dhunë çnjerëzore ndaj një qytetari që duhej trajtuar ndryshe,” deklaroi ai.

Pas publikimit të videove, Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar pesë zyrtarë policorë të përfshirë në rast, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbardhur rrethanat e plota të vdekjes së Zejnullahut. Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik, ndërsa familjarët kërkojnë drejtësi për 30-vjeçarin.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme