Kronika 8 July 2025, 11:55 Nga VNA

Dumani: Rekomandimet e Kuvendit të mos cenojnë pavarësinë e SPAK

Ndaje në Whatsapp
Dumani: Rekomandimet e Kuvendit të mos cenojnë pavarësinë e

Kreu i SPAK, Altin Dumani, gjatë një tryeze mbi vlerësimin e arkitekturës institucionale të Prokurorisë së Posaçme, theksoi rëndësinë e ruajtjes së balancës mes llogaridhënies dhe mbrojtjes së pavarësisë së institucionit.

Dumani deklaroi se deri tani janë trajtuar 61 raste nga ILD për prokurorët e posaçëm, duke dëshmuar funksionimin e mekanizmave të llogaridhënies brenda kornizës ligjore. Ai vlerësoi bashkëpunimin me KLP si një institucion mbështetës për punën e SPAK dhe theksoi se marrëdhëniet me Kuvendin kanë qenë të mira, duke reflektuar rekomandimet në raportet vjetore.

Megjithatë, Dumani paralajmëroi se rekomandimet nuk duhet të tejkalojnë kufijtë kushtetues, pasi mund të rrezikojnë pavarësinë institucionale të SPAK. “Ndërhyrjet konstruktive janë të mirëpritura, por çdo përpjekje për të cenuar pavarësinë përmes rekomandimeve të njëanshme apo të paqarta, rrezikon të çbalancojë kufijtë kushtetues midis pushteteve,” u shpreh ai.

Në fjalën e tij, Dumani nënvizoi edhe boshllëqet ligjore që ekzistojnë mbi statusin e prokurorëve pas përfundimit të mandatit, duke theksuar nevojën për zgjidhje ligjore. “Ky është një shqetësim që e kemi ngritur në Kuvend dhe në KLP, dhe prokurorët e posaçëm meritojnë një përgjigje, cilado qoftë ajo,” tha ai.

Dumani theksoi gjithashtu rëndësinë e rolit të mbledhjes së prokurorëve në vendimmarrjen institucionale të SPAK, duke kërkuar që ky mekanizëm të pasqyrohet më qartë në raportet vjetore.

Sa i përket ekzekutivit, kreu i SPAK u shpreh se vërejtjet për kufizimin e ndikimit në sfera administrative janë të drejta, ndërsa rekomandimet nga Kuvendi duhet të bazohen në analiza të thelluara dhe objektive për të garantuar komunikim institucional pa cenuar pavarësinë funksionale të SPAK.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme