Kronika 7 July 2025, 12:57 Nga VNA

“Kam qenë në Las Vegas me Bebe Rexhën”, Kryemadhi del nga SPAK: Sqarim për 240 mijë dollarët për veshje

Ndaje në Whatsapp
“Kam qenë në Las Vegas me Bebe Rexhën”, Kryemadhi del

Monika Kryemadhi ka dalë sot nga ambientet e SPAK, ku ishte paraqitur për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, duke u ndalur për një deklaratë para mediave.

Kryemadhi konfirmoi se ka qenë në Shtetet e Bashkuara, konkretisht në Las Vegas dhe Los Angeles, së bashku me kushëririn e saj Adrian Shatku dhe këngëtaren Bebe Rexha. Ajo tha se udhëtimi ishte për të festuar 10-vjetorin e vajzës së saj, e shoqëruar edhe nga disa mikesha, ndërsa sipas saj ka informuar bankën në SHBA për shpenzimet personale gjatë qëndrimit atje.

E pyetur për pretendimet se ka shpenzuar mbi 200 mijë dollarë për veshje, Kryemadhi i mohoi këto zëra, duke deklaruar se janë “deklarata të bëra nga Tedi Blushi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, i cili, sipas saj, merr direktivat nga SPAK”.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme