Kronika 7 July 2025, 10:07 Nga VNA

44-vjeçari i shpallur në kërkim plagoset me armë gjahu, pretendon se është qëlluar aksidentalisht

Ndaje në Whatsapp
44-vjeçari i shpallur në kërkim plagoset me armë gjahu,

Një 44-vjeçar ka mbetur i plagosur në këmbë me armë gjahu në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:45, ndërsa shtetasi S. H., banues në fshatin Markat, është paraqitur në spitalin e Sarandës jashtë rrezikut për jetën. Ai ka deklaruar se është qëlluar aksidentalisht nga një gjuetar i paidentifikuar.

Njoftimi zyrtar i Policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 07.07.2025, rreth orës 03:45, është paraqitur në spitalin e Sarandës shtetasi S. H., 44 vjeç, banues në fshatin Markat, i dyshuar i dëmtuar me armë gjahu në këmbë, jashtë rrezikut për jetën. Ky shtetas ka deklaruar se është qëlluar aksidentalisht në këmbë nga një gjuetar i paidentifikuar, në zonën ndërmjet fshatrave Shalës–Vagalat, Bashkia Konispol.

Nga verifikimet 44-vjeçari rezulton i shpallur në kërkim për veprën penale “Keqtrajtim i të miturve”.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë, si dhe për verifikimin e deklarimeve të dhëna nga ky shtetas.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme