Kronika 5 July 2025, 13:54 Nga VNA

Detaje/ Trafiku i armëve nga Shqipëria në Greqi, 41 vjeçari shqiptar siguronte sasinë nga territori shqiptar

Ndaje në Whatsapp
Detaje/ Trafiku i armëve nga Shqipëria në Greqi, 41

Mediat greke kanë zbardhur detaje nga dosja hetimore e një grupi kriminal që trafikonte armë nga Shqipëria në Greqi. Me dosje është hedhur dritë edhe mbi rolin e shqiptarit Kostika Braho në këtë rrjet trafiku.

Hetimi zbuloi se greku Georgios Giannoulis, formoi grupin kriminal, në funksionimin e të cilit luajti një rol qendror. Ai mblodhi porosi për municione të cilat ia përcolli shtetasit shqiptar Kostika Braho, 41 vjec, nga Mirasi i Devollit, i cili siguroi furnizimin e sasive të kërkuara nga një furnizues i panjohur brenda territorit shqiptar.

Siç zbuloi hetimi, më 26.6.2025, Georgios Giannoulis dhe Nikolaos Lagoudakis, duke drejtuar makinën “Renault” me targa ZNB-2662, si dhe Georgios Kartsonakis, hipën në një anije në linjën Hania - Pire dhe të nesërmen, më 27.6.2025, mbërritën me rrugë tokësore në zonat e Kosturit dhe Follorinës, ku qëndruan, duke pritur shqiptarin Kostika Braho, i cili kishte kaluar tashmë kufirin nga stacioni i Kapshticës, me qëllim sigurimin dhe transportimin në territorin grek të fishekëve që ishin porositur. Takimi midis tyre ishte planifikuar për orën 06:00 të mëngjesit më 28.6.2025 në një kishë të vendosur në një zonë malore pranë kufirit greko-shqiptar, gjatë të cilit do të paguhej çmimi në para cash për furnizimin me fishekë të cilët do të vendoseshin në vendin e fshehtë të automjetit privat për transportin e tyre të sigurt në Kretë.

Më pas, dy automjetet e mësipërme, duke ndjekur rrugë të ndryshme në kohë të ndryshme, përfunduan në Portin e Pireut, ku për të mos ngjallur dyshime, dy prej te dyshuarve hipën në anijen e linjës Pire - Heraklion dhe i treti hypi në automjetin që transportonte ngarkesën e paligjshme në anijen e linjës Pire - Hania. Të mbikëqyrur nga oficerët e Policisë T.A.O.E.K. dhe pas mbërritjes së tyre, më 29.06.2025 ndoqën një plan të paracaktuar, ku Kartsonakis e drejtoi automjetin privat me ngarkesën e paligjshme në një vend publik pranë Spitalit të Përgjithshëm të Hanias të cilin e parkoi, duke përfunduar misionin e tij. Më vonë, automjeti i lartpërmendur u prit nga Giannoulis, i cili e çoi atë në një zonë të mbyllur të një biznesi privat në qytetin e Haniasë. Pasi qëndroi në vendngjarje për një kohë të gjatë, ai u largua dhe e çoi automjetin me ngarkesën e paligjshme në të njëjtën pikë të paracaktuar, ku më pas u ndalua nga Policia.

Gjatë kontrollit të automjetit, u zbuluan 24.070 fishekë për armë luftarake “Kallashnikov” kalibri 7.62 X 39 mm, të cilat u numëruan dhe u konfiskuan.

Shqiptari Kostika Braho u kontrollua dhe u arrestua nga oficerët e Policisë të DAOE/YPOEVE/Zyrës për Ndjekjen Penale të Trafikimit të Paligjshëm dhe Trafikimit të Objekteve, në shtëpinë e tij në Poria, Mesopotami të Kosturit. Gjatë hetimit ligjor që pasoi, u gjet dhe u konfiskua shuma prej 900 eurosh, si e ardhur nga tregtia e paligjshme e fishekëve të armëve luftarake.

Greku Georgios Giannoulis rezulton i arrestua edhe më 12.09.2019 në Portin e Haniasë, për një rast të ngjashëm të importimit të paligjshëm nga Shqipëria të mbi 120.000 fishekëve Kallashnikov dhe të 4 armëve “Kallashnikov”, rast për të cilin atij i janë caktuar kushte kufizuese paraqitjeje në pesë ditët e para të çdo muaji në Stacionin e Policisë së vendbanimit të tij, ndërsa gjykimi i çështjes në shkallë të parë është në pritje.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme