Kronika 5 July 2025, 10:52 Nga VNA

Ishte me masën “arres në shtëpi”, 65-vjeçari kapet me laborator për falsifikim pasaportash në banesë bashkë me djalin

Ndaje në Whatsapp
Ishte me masën “arres në shtëpi”, 65-vjeçari

Një 65-vjeçar që ndodhej nën masën e arrestit në shtëpi nga SPAK dhe djali i tij kishin ngritur brenda shtëpisë së tyre një laborator për falsifikimin e dokumenteve dhe pasaportave, me të cilat shumë shqiptarë kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.

Në kuadër të operacionit “Identiteti” u arrestuan shtetasit Ylli Brahimaj dhe Pjerin Brahimaj, ndërsa po hetohet në gjendje të lirë bashkëpunëtori i tyre 62-vjeçar. Hetimi zgjati më shumë se shtatë muaj dhe policia deklaroi se gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë zbuluan një ambient të fshehtë, të kthyer në laborator për prodhimin dhe falsifikimin e dokumenteve të ndryshme dhe pasaportave.

Nga hetimet ka rezultuar se prodhimi i një pasaporte të falsifikuar me shtetësi të huaj arrinte në vlerat nga 15 000 deri në 20 000 euro. Këto pasaporta dyshohet se përdoreshin për kalimin e paligjshëm drejt vendeve të Bashkimit Evropian ose SHBA.

Po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme