Kronika 4 July 2025, 11:58 Nga VNA

Arrestohet shefi i stacionit kufitar të Qafë Botës në Greqi, pas 13 doganierëve të tjerë

Ndaje në Whatsapp
Arrestohet shefi i stacionit kufitar të Qafë Botës në Greqi,

Shefi i stacionit kufitar të Qafë Botës nga pala greke (Mavromati), në Thesproti, është arrestuar nga policia greke pas një kontrolli të imët në zyrën e tij, duke zgjeruar hetimet ndaj rasteve të korrupsionit në dogana. Arrestimi vjen pasi më herët janë ndaluar edhe 13 oficerë të tjerë doganorë, të akuzuar për përfshirje në korrupsion, ryshfet dhe shkelje të detyrës.

Departamenti i Punëve të Brendshme të Policisë greke kishte monitoruar veprimtarinë e tyre që prej nëntorit të kaluar dhe ka kryer disa kontrolle të njëpasnjëshme, bazuar në të dhëna të mbledhura nga autoritetet e vendit fqinj.

Pas arrestimeve, funksionimi i stacionit doganor u ndërpre për rreth 5 orë gjatë mëngjesit, por aktiviteti u rikthye në mesditë, pasi u transferuan punonjës nga porti i Igumenicës për të mbajtur hapur kalimin kufitar në Qafë Botë. Hetimet ndaj zyrtarëve të përfshirë vijojnë, ndërsa autoritetet greke kanë paralajmëruar masa të tjera ndaj korrupsionit në pikat doganore.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme