Kronika 3 July 2025, 21:00 Nga VNA

Konflikti mes tre personave në Durrës, plagoset me armë njëri prej tyre

Ndaje në Whatsapp
Konflikti mes tre personave në Durrës, plagoset me armë

Një 35-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri pas një konflikti për motive të dobëta në zonën e Shkafanës, në Durrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:45, ku sipas njoftimit të Policisë, shtetasi A. D., 35 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me pistoletë dhe ka plagosur shtetasin M. J., gjithashtu 35 vjeç.

I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë identifikuar autorin e dyshuar si dhe bashkëpunëtorin e tij, shtetasin R. A. Të dy janë shpallur në kërkim dhe vijojnë kontrollet për kapjen e tyre.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të kësaj ngjarjeje.

 

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme