Kronika 3 July 2025, 12:30 Nga VNA

“Plumbi i Artë” / Tension në gjykatë mes avokatëve dhe SPAK për rrëfimet e Erion Alibej. Krymi: Kam folur për Plarent Dervishaj e Suel Çelën, i njoh qëllimet e avokatëve

Ndaje në Whatsapp
“Plumbi i Artë” / Tension në gjykatë mes

Në procesin gjyqësor të dosjes “Plumbi i Artë” në Gjykatën e Posaçme, avokatët u përplasën sërish me SPAK për disa deklarime të vitit 2022 të të penduarit të drejtësisë, Erion Alibej, i njohur si “Krymi”.

Prokurorët vunë në dispozicion të avokatëve një procesverbal, të cilit i janë hequr disa faqe, pasi sipas tyre, i penduari ka deklaruar për çështje të tjera që nuk janë objekt gjykimi.

Pas shumë debatesh, ndërhyri edhe i penduari Alibej, i cili tha se avokatët kanë qëllime të tjera. “Unë kam bërë një deklarim shumë të gjerë, ku vetëm 25 për qind është këtu.

Kush mbron Plarent Dervishajn nga ju, kush mbron Suel Çelën, kush i mbron trafikantët e tjerë të drogës?

Nëse për shumë emra të tjerë kam folur, nuk ka pse të sillen në këtë proces,” tha Alibej. Ai pretendoi se ka familjarë dhe jeta e tyre vihet në rrezik. “Kam familjarë që u rrezikohet edhe jeta, nga emrat që unë kam përmendur në prokurori, pasi janë ende nën hetim ata.

Për çdo emër që ka dalë nga goja ime, unë jam i gatshëm të përballem me të.

Unë e di shumë mirë edhe lojën e avokatëve,” deklaroi më tej ai.

I pandehuri Enver Diva reagoi menjëherë. Ai e pyeti gjykatën: “Po familjarët tanë kush i mbron, kalamajtë tanë, se edhe ata rrezikohen, se ne na ka akuzuar për vrasje ky.”

Enver Diva i kërkoi avokatit të tij që të mos e mbronte në mungesë dhe braktisi sallën e gjyqit.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme