Kronika 3 Korrik 2025, 11:28 Nga VNA

Prokuroria Fier godet “Bankers Petroleum”: 14 masa sigurimi për skema mashtrimi 20-vjeçare me TVSH dhe taksat

Ndaje në Whatsapp
Prokuroria Fier godet “Bankers Petroleum”: 14 masa sigurimi për

Prokuroria e Fierit njofton lidhur me hetimet ndaj kompanisë “Bankers Petroleum”, ku në pranga kanë përfunduar CEO aktual, shtetas kinez, dhe ish-administratori Leonidha Çobo, ndërsa janë firmosur edhe 12 masa të tjera sigurie, përfshirë drejtues të saj që janë shpallur në kërkim. Sipas prokurorisë, dyshohet se ata kanë krijuar skema mashtruese me qëllim shmangien e taksave për 20 vite.

Reagimi

Shmangu detyrimet tatimore duke deklaruar humbje për 20 vite, Prokuroria Fier lëshon 14 masa sigurimi për “Bankers Petroleum Albania Ltd”, 9 ekzekutohen, 5 të shpallur në kërkim.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier lëshoi 14 masa sigurimi për “Bankers Petroleum Albania Ltd” nën akuzë për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”, të parashikuara nga nenet 144/a, 180/3, 287, 248, 181/a të Kodit Penal.

Hetimet mbi procedimin penal nr. 2063, datë 30.12.2024 nisën pas referimit nga Drejtoria e Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe pas një hetimi 6-mujor, edhe me metoda të hetimit proaktiv, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, u grumbulluan prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se janë konsumuar elementet e figurave të veprave penale për të cilat është regjistruar ky procedim penal.

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Drejtorinë e Hetimit Tatimor, janë ushtruar kontrolle në disa ambiente të kompanisë si dhe në banesa private, nga ku janë sekuestruar sende që i përkasin veprave penale dhe u ekzekutuan 9 (nëntë) masa sigurimi personal me karakter shtrëngues ndaj administratorit aktual të shoqërisë H.X, ish-administratorit të “Bankers Petroleum Albania Ltd”, L.Ç, si dhe ndaj disa shtetasve të tjerë L.Ë, A.K, K.Xh, D.G, M.Th, M.I dhe E.A, me pozicione drejtuese në këtë kompani. Ndërsa u shpallën në kërkim 5 (pesë) shtetas, kryesisht të huaj. Ndërhyrja në këtë fazë të hetimit lidhet me rrezikun e prishjes së provave, ndërprerjen e mëtejshme të aktivitetit kriminal dhe shmangien e rrezikut të ikjes.

Nga hetimi i deritanishëm ka rezultuar se “Bankers Petroleum Albania Ltd” nga viti 2004 deri në fund të vitit 2024 ka dalë me humbje, çka ka bërë që shteti shqiptar të mos përfitojë asnjë të ardhur prej 20 vitesh nga ky aktivitet, pavarësisht se janë nxjerrë dhe tregtuar sasi të konsiderueshme karburanti në zonat e njohura me rezerva nafte, Patos-Marinëz-Fier. Është vërejtur se shoqëria ka kryer eksporte dhe shitje brenda vendit nga viti 2004 deri në vitin 2024 në vlerën prej 532,433,614,112 lekë. Po ashtu, rezulton se shoqëria ka deklaruar shpenzime tatimore në vlera që tejkalojnë të ardhurat nga eksportet dhe shitjet, duke dalë çdo vit ushtrimor me humbje, ku vlera totale për të gjitha periudhat është në shumën 11,691,799,688 lekë. Nga hetimi, dyshohet se dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit, përmes përfitimit të TVSH-së, është në miliona euro.

Dyshohet se gjatë gjithë periudhës që ka ushtruar aktivitetin e saj, “Bankers Petroleum Albania Ltd” ka rritur në mënyrë fiktive shpenzimet e saj, me qëllim që në bilancin vjetor të rezultojë me humbje, e më pas nuk ka paguar asnjë tatim mbi fitimin, por ka përfituar nga rimbursimi i TVSH-së nëpërmjet skemave mashtruese, e ndihmuar dhe nga individë e shoqëri të tjera kontraktuese të saj me objekte dhe veprimtari të ndryshme. Për arritjen e këtij qëllimi, nga shoqëria dhe punonjësit e saj dyshohet se janë falsifikuar dokumente të ndryshme dhe janë kryer operacione financiare të natyrave të ndryshme me operatorë dhe individë të ndryshëm, si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë.

Hetimet në kuadër të këtij procedimi penal vijojnë, pasi dyshohen disa skema të ndryshme mashtrimi për TVSH-në, pastrim parash etj., ku janë të implikuar edhe shumë individë dhe kompani të tjera.

Në përfundim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier mbetet e angazhuar në ushtrimin me efektivitet të ndjekjes penale dhe vendosjen para përgjegjësisë të autorëve të këtyre veprave që lidhen me taksat dhe tatimet.

Video

Kur përfaqësuesi i kandidatit Ervin Salianji shkon të regjistrojë kandidaturën për zgjedhjet e kryetarit të ri. Si tha ai? Kemi hapur partinë…thjesht dritaret dhe jo derën

Roberto Baggio hyn edhe në TikTok dhe e bën menjëherë viral debutimin e tij. Në videon e parë, legjenda italiane bën disa prekje topi, gjuan fort dhe më pas dëgjohet zhurma e xhamave që thyhen. Pastaj kthehet nga kamera dhe thotë thjesht: “Nga sot jam edhe unë në TikTok”. Rezultati? Brenda pak orësh mbi 2 milionë shikime dhe qindra mijëra ndjekës.

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme