Kronika 2 July 2025, 11:10 Nga VNA

SPAK dorëzon prova të reja në Gjykatën e Posaçme për dosjen “Buka”, me të pandehur ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj

Ndaje në Whatsapp
SPAK dorëzon prova të reja në Gjykatën e Posaçme

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dorëzuar prova të reja në Gjykatën e Posaçme, në kuadër të hetimeve për dosjen “Buka”, ku i pandehur është ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati.

Gjatë tre muajve të fundit, prokurori Elvin Gokaj ka përmbushur detyrat hetimore të caktuara nga gjyqtari i çështjes, i cili kishte kthyer dosjen për hetime të mëtejshme.

Avokati mbrojtës i Ahmetajt kërkoi kohë shtesë për t’u njohur me provat e reja të dorëzuara nga SPAK, çka bëri që seanca gjyqësore të shtyhet për më datë 17 korrik.

Arben Ahmetaj është i pandehur për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Sipas SPAK, në kohën kur ushtronte detyrën e ministrit të Financave, ai ka lejuar privatizimin e shoqërisë “Buka” sha, duke shkaktuar dëm të konsiderueshëm në buxhetin e shtetit.

Ndërkohë, Ahmetaj është gjithashtu nën hetim për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, në lidhje me aferën e inceneratorëve.

Video

Kokainë kolumbiane e fshehur në kërcell plastikë trëndafilash, një lulishte fantazmë dhe një vilë në Marathona. Mes të arrestuarve raportohet edhe Lulzim Caka, një emër i njohur i kronikës shqiptare. I dënuar me 25 vite burg, i liruar gabimisht para kohe në vitin 2019 dhe më pas i shpallur në kërkim, Caka rikthehet tashmë në një dosje ndërkombëtare droge. Mbi 110 kilogramë kokainë lidhen me grupin e goditur në Greqi. Si përfundoi një i kërkuar nga drejtësia shqiptare në zemër të kësaj skeme?

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme