Kronika 1 July 2025, 17:32 Nga VNA

Trafik kokainë dhe heroinë nga Amerika Latine drejt Zvicrës/ SPAK dërgon për gjykim dosjen, cilët ishin dy ‘kokat’ shqiptare që drejtonin grupin

Ndaje në Whatsapp
Trafik kokainë dhe heroinë nga Amerika Latine drejt Zvicrës/ SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen nr. 108 të vitit 2024, e cila dokumenton një rrjet të strukturuar kriminal shqiptar, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe heroinës, me destinacion kryesor Zvicrën.

Sipas hetimeve, sasia e konsiderueshme e drogës, kryesisht kokainë dhe heroinë, vinte nga Amerika Latine dhe përhapej në rajonin e Kantonit Solothurn, si dhe në vende të tjera të Zvicrës. Ky trafik i organizuar u zbardh falë bashkëpunimit të ngushtë mes autoriteteve shqiptare dhe atyre zvicerane.

Në qendër të këtij rrjeti kriminal janë dy shtetas shqiptarë, të cilët sipas SPAK-ut ishin “kokat” e grupit dhe drejtonin veprimtarinë kriminale:

  • Gëzim Bakalli (i njohur edhe me aliasin Shkëmbim Cërmanji), i cili kishte rolin e drejtuesit dhe financuesit të grupit kriminal, i akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike në 15 episode, si dhe për falsifikim të dokumenteve të ndryshme kosovare.
  • Erjon Loci, i cili ishte një nga bashkëpunëtorët kryesorë në transportimin dhe shpërndarjen e drogës në Zvicër, i akuzuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve në 6 episode.

Përmes përdorimit të platformave të enkriptuara si “Sky ECC”, “Threema” dhe “Signal”, ky grup kriminal koordinonte aktivitetin e tij në mënyrë të fshehtë dhe efikase. Nga hetimet rezulton se anëtarët e grupit kanë trafikuar sasi të mëdha kokainë dhe heroinë, duke përfshirë 345.4 kilogramë kokainë me përqindje pastërtie që varionte nga 44.2% në 86.9% dhe 22.25 kilogramë heroinë me pastërti nga 30.7% deri në 62%.

Në kuadër të këtij procedimi, autoritetet kanë sekuestruar gjithashtu 10,000 tableta ecstasy, 2 kilogramë marijuanë, armë zjarri, municion, orë luksoze dhe dokumentacion të falsifikuar, që dëshmojnë për seriozitetin e skemës kriminale.

SPAK vijon hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të këtij rrjeti, duke ndjekur edhe procedimin e ndarë nr. 108/1 të vitit 2025, ndërkohë që ky është një nga operacionet më të rëndësishme të goditjes së trafikut ndërkombëtar të drogës nga autoritetet shqiptare në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

Video

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Kokainë kolumbiane e fshehur në kërcell plastikë trëndafilash, një lulishte fantazmë dhe një vilë në Marathona. Mes të arrestuarve raportohet edhe Lulzim Caka, një emër i njohur i kronikës shqiptare. I dënuar me 25 vite burg, i liruar gabimisht para kohe në vitin 2019 dhe më pas i shpallur në kërkim, Caka rikthehet tashmë në një dosje ndërkombëtare droge. Mbi 110 kilogramë kokainë lidhen me grupin e goditur në Greqi. Si përfundoi një i kërkuar nga drejtësia shqiptare në zemër të kësaj skeme?

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme