Kronika 1 July 2025, 10:25 Nga VNA

SPAK do të zbërthejë celularin që iu gjet në qeli bosit të krimit Laert Haxhiu

Ndaje në Whatsapp
SPAK do të zbërthejë celularin që iu gjet në qeli bosit

Prokurorët e Posaçëm do të zbërthejnë me ndihmën e ekspertëve telefonin celular që iu gjet në qeli Laert Haxhiut, një prej njerëzve më të rrezikshëm të botës së krimit. Prokurorët kanë interes të dinë kontaktet që kishte jashtë burgut Haxhiu dhe nëse nga burgu është përfshirë në aktivitet kriminal duke urdhëruar “ushtarët” e tij për të kryer krime të tjera. Haxhiu njihet si kundërshtar i përbetuar i ish-kreut të Bandës së Lushnjës, Aldo Bare. Ai është i dënuar me burgim të përjetshëm për masakrën e vitit 2017 në Lushnjë, ndërsa po gjykohet për krime të rënda. Krimet e bandës së tij po rrëfehen në Gjykatën e Posaçme nga i penduari i drejtësisë, Artan Tafani.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme