Kronika 30 June 2025, 11:21 Nga VNA

Kapet në Fier 20 vjeçari i kërkuar nga Italia për trafik ndërkombëtar droge

Ndaje në Whatsapp
Kapet në Fier 20 vjeçari i kërkuar nga Italia për trafik

Arrestohet nga Forcat Operacionale në aksin rrugor “Fier–Vlorë” një 20-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar shtetasin O. K., 20 vjeç, banues në Ballsh, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Gjykata e L’Aquilas në Itali ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të një organizate kriminale.

Për këtë vepër, Kodi Penal italian parashikon një dënim maksimal prej 24 vitesh burgim.

I riu pritet të ekstradohet drejt Italisë për përballjen me drejtësinë italiane.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme