Kronika 29 June 2025, 11:32 Nga VNA

Tentuan shkatërrimin me tritol të anijes Finikas, Apeli liron nga burgu të dyshuarin Erdion Muho dhe e dërgon në arrest shtëpie

Ndaje në Whatsapp
Tentuan shkatërrimin me tritol të anijes Finikas, Apeli liron nga

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm liroi nga masa e arrestit me burg dhe dërgoi në arrest shtëpie Erdion Muhon.

Ky i fundit dyshohet se bashkë me Armandi Nelaj tentuan të shkatërronin me tritol anijen Finikas, në Sarandë, por lënda plasi aksidentalisht duke i shkaktuar vdekjen biznesmenit. Gjatë shqyrtimit të çështjes Apeli konstatoi se prokuroria nuk kishte kryer veprime hetimore gjatë 11 muajve që e mbajti Muhon nën arrest, në një kohë që ligji e detyron të raportojë në mënyrë periodike para gjykatës çdo dy muaj dhe të tregojë se çfarë veprimesh ka kryer dhe si e arsyeton mbajtjen në qeli të të dyshuarit. Ndërsa prokuroria pretendoi në proces se kishte prova për implikimin  e tij dhe se po kryente veprime hetimore, sic janë aktekspertimet dhe se për këtë nevojitet kohë. Në fund të procesit, Gjykata vendosi të  zbuti masën e sigurisë për Muhon dhe dërgoi në arrest shtëpie.

Ngjarja për të cilën akuzohet ai ndodhi në qershor 2024 kur Armando Nelaj i veshur si polumbar tentoi të shpërthente anijen Finiks. Mga hetimet rezultoi se ë celularin që ishte lidhur bomba mbërriti një mesazh dhe nga shpërthimi Nelaj humbi jetën. Muho akuzohet se bashkëpunoi me të të shkatërronte anijen për shkak të konkurrencës.

Video

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Kokainë kolumbiane e fshehur në kërcell plastikë trëndafilash, një lulishte fantazmë dhe një vilë në Marathona. Mes të arrestuarve raportohet edhe Lulzim Caka, një emër i njohur i kronikës shqiptare. I dënuar me 25 vite burg, i liruar gabimisht para kohe në vitin 2019 dhe më pas i shpallur në kërkim, Caka rikthehet tashmë në një dosje ndërkombëtare droge. Mbi 110 kilogramë kokainë lidhen me grupin e goditur në Greqi. Si përfundoi një i kërkuar nga drejtësia shqiptare në zemër të kësaj skeme?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme