Kronika 29 June 2025, 13:34 Nga VNA

Gjykata merr vendimin për shoferin që përplasi tre të mitur që po lëviznin me monopatinë

Ndaje në Whatsapp
Gjykata merr vendimin për shoferin që përplasi tre të

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë "arrest në shtëpi" për shoferin Ekerem Skureni. Ai dyshohet për shkelje te rregullave të qarkullimit, pasi aksidentoi 3  fëmijë të mitur që ishin duke lëvizur me monopatinë.

Mësohet se autori u ka kërkuar falje familjarëve të të miturve në Gjykatë. Megjithatë Prokuroria po heton mbi dinamikën e aksidentit.

Ngjarja, e cila ngjalli shqetësim të madh në opinionin publik, ndodhi në një nga zonat urbane të qytetit. Fëmijët, fatmirësisht, mbetën të plagosur por jashtë rrezikut për jetën.

Vendimi i Gjykatës:

  1. Vleftesimin si te ligjshem te arrestimit ne flagrancé te shtetasit E.S, kryer nga oficerët e policisë giyqësore në datën 25.06.2025.
  2. Caktimin si mase sigurimi personal ndaj personit nën hetim E.S, si i dyshuar për veprës penale te "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor" tê parashikuar nga neni 290 të K.Penal, atë tẻ "Arrestit ne shtepi", të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.
  3. Urdhërohet personi nën hetim E.S qe te mos largohet nga banesa e tij e ndodhur ne Tiranë.
  4. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim E.S nga paraburgimi, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i denuar per ndonje vepër tjeter penale.
  5. Ngarkohet Prokurori dhe policia giyqësore për zbatimin e ketij vendimi.
  6. Kundër ketij vendimi lejohet te bähet ankim ne Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tirane, brenda 5 (pesë) ditëve, afat ky qe fillon nga e nesërmja e njoftimit te këtij vendimi.
  7. U shpall sot ne Tiranë më date 29.06.2025.

Video

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Kokainë kolumbiane e fshehur në kërcell plastikë trëndafilash, një lulishte fantazmë dhe një vilë në Marathona. Mes të arrestuarve raportohet edhe Lulzim Caka, një emër i njohur i kronikës shqiptare. I dënuar me 25 vite burg, i liruar gabimisht para kohe në vitin 2019 dhe më pas i shpallur në kërkim, Caka rikthehet tashmë në një dosje ndërkombëtare droge. Mbi 110 kilogramë kokainë lidhen me grupin e goditur në Greqi. Si përfundoi një i kërkuar nga drejtësia shqiptare në zemër të kësaj skeme?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme