Kronika 28 June 2025, 13:08 Nga VNA

Grupi kriminal “Troplini”, SPAK sekuestron pasuri të reja të disa anëtarëve

Ndaje në Whatsapp

SPAK ka sekuestruar të tjera pasuri në pronësi të Elvis Doçit, kreut të grupit kriminal “Troplini” me bazë në Durrës, që trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt Italisë dhe vendeve të tjera të BE-së. Doçi, i njohur me nofkën “Visi i Pojës”, është nipi i Xhevdet Troplinit, i njohur si “Poja”, dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Pasuritë e sekuestruara kapin vlerën e 12 milionë eurove. Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar gjithashtu pasuritë e të paktën dy anëtarëve të dyshuar të grupit kriminal “Troplini”. Nën sekuestro janë vendosur pasuri të dyshuarve Ervin Zeqiri dhe Juxhin Drazhi, mes të cilave trualle dhe resorte luksoze.

Grupi “Troplini” konsiderohet si një ndër më të rrezikshmit në Durrës.

Njoftimi

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në kuadër të hetimeve për procedimin penal nr.36 të vitit 2019* regjistroi procedimin pasuror nr.10/2025 dhe paraqiti në Gjykatën e Posaçme, kërkesën për sekuestrimin e disa pasurive që dyshohen se janë përfituar nga aktiviteti kriminal.

 

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me vendimin nr.36 të datës 20.05.2025 vendosi sekuestrimin e disa pasurive të lidhura me personat nën hetim, të përfshirë në veprimtari kriminale. Ky vendim është ekzekutuar më datë 21.05.2025.

 

Pas kësaj, Prokuroria e Posaçme vijoi hetimet intensive dhe zbuloi edhe pasuri të tjera të lidhura me subjektet nën hetim. Përmes vendimit nr.39 të datës 20.06.2025, Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme dhe vendosi sekuestrimin e tyre. Vendimi u zbatua nga  hetuesit financiarë të Prokurorisë së Posaçme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit më datë 27.06.2025. Këto pasuri janë marrë nën administrimin e Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Brendshme.

 

Pasuritë e sekuestruara ndodhen në qytetin e Durrësit dhe përfshijnë:

 

  1. Pasuria e paluajtshme e llojit truall me sipërfaqe 282.5 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 248 m2, e cila rezulton në pronësi të shtetasve E.Z. në ½ pjesë dhe K.J. në ½ pjesë (pasuri e lidhur me subjektin e procedimit pasuror E.Z.), me vendodhje në Durrës.
  2. Pasuria e llojit ndërtesë, me sipërfaqe 257.63 m2, në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k (me ortak shtetasin N.SH., person i lidhur me subjektin e procedimit pasuror J.D.), Durrës;
  3. Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 291 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k., Durrës;
  4. Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 205 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k., Durrës;
  5. Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 257.63 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k., Durrës
  6. Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 257.63 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k. Durrës;
  7. Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 257.63 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k.Durrës;
  8. Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 257.63 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k. Durrës.
  9. Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 257.63 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k. Durrës;
  10. Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 257.63 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k., Durrës;
  11. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 300 m2, me adresë Rruga Plazh/10 Durrës e regjistruar ne emer te N. Sh.;
  12. Pasuria me sipërfaqe 197 m2, lloji i pasurisë Njësi, ndodhur në Durrës, në pronësi të subjektit të procedimit pasuror E.D. dhe personit të lidhur me të H.D. (bashkëshortja);
  13. Pasuria me sipërfaqe 135 m2, lloji i pasurisë Njësi, ndodhur në Durrës, në pronësi të subjektit të procedimit pasuror E.D. dhe personit të lidhur me të H.D. (bashkëshortja);
  14. Pasuria e llojit “bodrum”, me sipërfaqe totale 20 m2, Durrës, në pronësi të subjektit të procedimit pasuror E.D. dhe personit të lidhur me të H.D. (bashkëshortja);
  15. Pasuria me sipërfaqe 70 m2, Durrës, në pronësi të subjektit të procedimit pasuror E.D. dhe personit të lidhur me të H.D. (bashkëshortja);
  16. Pasuria me sipërfaqe 34 m2, Durrës, në pronësi të subjektit të procedimit pasuror E.D. dhe personit të lidhur me të H.D. (bashkëshortja);
  17. Pasuria me sipërfaqe 29 m2, Durrës, në pronësi të subjektit të procedimit pasuror E.D. dhe personit të lidhur me të H.D. (bashkëshortja);
  18. Pasuria me sipërfaqe 867.13 m2, nga të cilat 867.13 m2 truall dhe 300 m2 ndërtesë, ndodhur në Durrës, Currila;
  19. Pasuria e llojit truall, ndodhur në Durrës, Currila, me sipërfaqe 500 m2, në pronësi të shtetasve B.D. dhe D.D., persona të lidhur (familjarë) me subjektin e procedimit pasuror E.D.;
  20. Pasuria ndodhur në Durrës, Currila, e llojit truall me sipërfaqe 617.6 m2 nga të cilat ndërtesë 54.52 m2, në pronësi ta shtetasve B.D. dhe D.D., persona të lidhur (familjarë) me subjektin e procedimit pasuror E.D.;
  21. Pasuria ndodhur në Durrës, Currila, e llojit truall me sipërfaqe 87 m2, dhe ndërtesë 52 m2, në pronësi të shtetasve B.D. dhe D.D., persona të lidhur (familjarë) me subjektin e procedimit pasuror E.D.;

 

Hetimet u kryen në kuadër të një skuadre të përbashkët hetimore mes SPAK, Prokurorisë së Barit, Drejtorisë së Antimafias, me mbështetjen e Eurojust.

Video

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Kokainë kolumbiane e fshehur në kërcell plastikë trëndafilash, një lulishte fantazmë dhe një vilë në Marathona. Mes të arrestuarve raportohet edhe Lulzim Caka, një emër i njohur i kronikës shqiptare. I dënuar me 25 vite burg, i liruar gabimisht para kohe në vitin 2019 dhe më pas i shpallur në kërkim, Caka rikthehet tashmë në një dosje ndërkombëtare droge. Mbi 110 kilogramë kokainë lidhen me grupin e goditur në Greqi. Si përfundoi një i kërkuar nga drejtësia shqiptare në zemër të kësaj skeme?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme