Kronika 27 Qershor 2025, 12:15 Nga VNA

Atentati te Mbikalimi i Shkozetit / Arjan Ndoj përballet me Plarent Dervishajn në GJKKO: Nga sulmi me armë, te replikat e forta dhe akuzat. Pse Ndoj shqetësohej nga Rama e Braçe?

Ndaje në Whatsapp
Atentati te Mbikalimi i Shkozetit / Arjan Ndoj përballet me Plarent

Ish-prokurori i Durrësit, Arjan Ndoj, dëshmoi në Gjykatën e Posaçme në procesin ndaj Plarent Dervishajt, të akuzuarit kryesor të SPAK për atentatin ndaj tij te Mbikalimi i Shkozetit më 1 nëntor 2019, ku viktimë mbeti shoferi Andi Maloku, ndërsa u plagos Ndoj dhe miku i tij, Aleksandër Laho, alias Pëllumb Muharremi, i njohur si Rrumi, ky i fundit një emër i njohur i botës së krimit.

Më herët, për atentatin është dënuar me burgim të përjetshëm Redian Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, pasi rezultoi se ishte ekzekutor, ndërsa me 35 vite është dënuar Arjol Halilaj, bashkëpunëtori kryesor i tij.

Dervishaj po gjykohet në një proces bashkë me Julian Meçen, ndërsa disa të pandehur të tjerë janë gjykuar veçmas.

Dëshmia e plotë e Ndojit

Në 2019 kam banuar në Tiranë. Me punë kam qenë në Durrës.

Kam pasur makinë tip Mercedes Benz, automjetin e drejtonin të gjithë personat e familjes. Gjatë muajit tetor të 2019 kam marrë një djalë në punë, i cili fatkeqësisht nuk jeton më, Andi Maloku. Ka qëndruar me mua rreth një muaj, më shumë i kam dhënë unë makinës sesa ai, thjesht doja të ishte.

Më 1 nëntor 2019 kam drekuar me disa miq në Durrës. Kemi qëndruar deri rreth orës 16:00. Kam qenë me shoferin Andi Maloku dhe Aleksandër Lahon. Këtë e njihja si avokat. Jemi nisur drejt Tiranës. Makinën e drejtonte Andi Maloku, unë isha në sediljen e pasagjerit, pas ishte Aleksandër Laho. Unë do kthehesha për shtëpi, edhe ai për shtëpi, kemi pasur një segment të përbashkët rruge.

Kemi ndjekur itinerarin nga ura e Dajlanit, pastaj te mbikalimi i Shkozetit. Sa u afruam te mbikalimi, filluan të shtënat. Nuk e kuptova fillimisht, mu duk si plastikë, plumbat vinin nga mbrapa. Të shtënat kanë qenë nga dy armë, se dallohet zhurma e ndryshme, por jo me breshëri.

Makina u ngadalësua nga i ndjeri. Vetëm 3 minuta kam qenë koshient, jam rrëzuar në tokë pasi dola nga makina, isha pa ndjenja 6-7 minuta dhe e kam parë veten në spital.

Momentin që ka hapur derën, ndjesë pastë, Andi ra, duhet të ketë pasur dhimbje.

Nuk kam asnjë dijeni kush më ka qëlluar. Nuk kam pasur absolutisht me asnjë njeri asnjë problem, as me kthyer kokën mbrapa as majtas. Nuk kam pasur dhe nuk kam shqetësime.

Fizikisht njoh vetëm këtë njeriun këtu (Plarent Dervishaj). Kam qenë në një takim një herë me një avokat.

Unë motivin dua ta di. Kam dëgjuar nga shtypi, nga shkresat që më keni nisur ju, por nuk e di pse e kanë bërë. Nuk i kam borxh askujt, më intereson arsyeja.

Unë kam një shtëpi në Shëngjin. Aty kam qëndruar. Nuk kam parë automjete të dyshimta, ndoshta ju duket e habitshme, por nuk kam pasur asnjë shqetësim. Edhe sot, pas 6 vitesh, të dalë dikush të më thotë se çfarë borxhi u kam.

I vetmi shqetësim i imi ka qenë nga kryeministri, ish zv.kryeministri, që kanë bërë deklarata publike për mua dhe për vetingun e famshëm. Unë vetëm një shqetësim kam pasur në atë kohë, deklaratat e drejtuesve të qeverisë. Sepse mendoja që mund të më vinin operacionalen ose të më bënin presion me vetingun. Të vetmet lëvizje mashtruese që kam bërë në atë kohë kanë qenë për të evituar operacionalen. Po ju them që është goditur prokurori, jo Arjan Ndoja. Arjan Ndoja ja ku është. Me Pëllumb Muharremin nuk jam takuar më, me Genc Malokun kam një raport normal, i humbi djali në makinë me mua.

Pyetjet për Ndojin

Prokurori: E njihni Halit Valterin?

Ndoj: E njoh si figurë publike, e përshëndeta dhe pak më parë. Ka nxjerrë një video, ku sipas tij janë autorët e atentatit tim. Nxorri videon në kuvend, por nuk e di a janë ata.

Basir Meçes, babait të Julian Meçes (i pandehur në proces), i kam thënë: “A është e vërtetë kjo gjëja? Është shumë e rëndë. Të kam ndonjë borxh unë ty? Një djalë ke, merre dhe hiqe nga Shqipëria.” Nëse ka lidhje me atë (Plarent Dervishaj), është thjesht ushtar.

Ndërhyn Plarent Dervishaj:

Mu drejto me emër mua.

Pyetjet e avokatit Ilia Ilia për Ndojin

Avokati: Si e keni njohur Aleksandër Lahon?

Ndoj: Aleksandër Lahon e kam njohur në 2005, isha avokat, ishte plagosur një shtetas. Marrëdhënie disavjeçare, janë marrëdhënie shoqërore, nuk janë me status të veçantë. Më kishin ftuar, shkova.

Në momentin e atentatit, ishte një makinë pas nesh, unë i kam parë në video, se me sy jo. Mjeti erdhi nga pas, nisën të shtënat mbrapa, pastaj doli në krahun tim dhe ka gjuajtur. Shoferi i ndjerë rriti shpejtësinë dhe ngadalësoi kohën. Në momentin e ngjarjes nuk e sheh dot kush të gjuan.

Avokati: Pse mendon se është goditur prokurori?

Ndoj: Mjeti ishte i imi, ishte lehtësisht i identifikueshëm. Unë kam ekzistencën e faktit, po të donin të gjuanin një nga personat e tjerë në makinë, do e kishin bërë…

Përballja e Dervishajt me Ndojin

Dervishaj: I vetmi konflikt që ti ke pasur, thua që ka qenë ai me kryeministrin dhe ish zv.kryeministrin, Erjon Braçe. Sipas teje, nuk ka arsye, nuk njihemi, nuk kemi konflikte.

A ke informacione ti, që unë kam dhënë porosinë për të të vrarë? Mos e kam marrë porosinë nga Erjon Braçe?

Ndoj: Kam dëgjuar shumë për ty, edhe nga shtypi. Por këto të dëgjuarat i marr me rezerva. Unë po të shoh në sy.

Dervishaj: Në sy të shoh dhe unë.

Ndoj: E shoh, je trim ti.

Dervishaj: Ti kujton se po të kesh gisht ti te atentati im, do të ta fal?

Ndoj: Cilin atentat?

Dervishaj: Atentatin tim, ka ndodhur nja 4 muaj para teje.

Ndoj: Unë kam ardhur për atentatin tim, jo tëndin.

Pyetjet e avokatit Isuf Shehu që mbron Julian Meçen

Shehu: Pse e ke këshilluar babain e Julian Meçes?

Ndoj: Përderisa unë kam marrë plumba dhe nuk i jam debitor askujt, i thashë Basir Meçes: “Shiko, se na kanë ardhur plumba, nuk i meritojmë.” Ia kërkova Basirit ta hiqte djalin, ta çonte jashtë, si mik, si prind. Unë mendoj se po na bënin intriga. Përhapja e një të gënjeshtre si e vërtetë është intrigë.

Julian Meçe – pyet Ndojin:

Në 2001 ke filluar punë. Të kanë ardhur disa letra anonime? Si prokuror, a ia keni dorëzuar organeve?

Ndoj: Jo.

Meçe: Ti thua nëse do kishe borxh, do e shlyeje medoemos. Si do e ktheje?

Gjykata e refuzon pyetjen.

Debate në sallën e gjyqit.

Julian Meçe, ish-prokurorit:

“Katolikët e Shkodrës deri te katolikët e Pogradecit, trafikantëve u ke qethur lesht.”

SPAK: Në vitin 2019, cili ka qenë pozicioni juaj?

Ndoj: Prokuror.

Prokurori: E përmendët disa herë kryeministrin, ish zv.kryeministrin, a mendoni se ka lidhje me atentatin tuaj?

Ndoj: Jo, nuk e di.

 

Video

Këto janë momentet e shembjes së një pjese të kullës mesjetare Torre dei Conti, pranë Forumit Romak, ku një punëtor mbeti i plagosur rëndë gjatë punimeve të restaurimit. Sipas mediave italiane, tre punëtorë të tjerë janë shpëtuar, ndërsa një person mbeti për një kohë të bllokuar nën rrënoja. Gjatë operacionit të shpëtimit, një pjesë tjetër e strukturës u shemb, duke krijuar një re të dendur pluhuri dhe mbeturinash që vështirësuan ndërhyrjen e zjarrfikësve. Torre dei Conti, një nga kullat më të njohura të epokës mesjetare në Romë, u ndërtua në shekullin XIII nga Papa Innocent III si rezidencë për familjen e tij. Struktura ka një histori të gjatë dëmtimesh: ajo pësoi kolaps të pjesshëm gjatë tërmetit të vitit 1349, si dhe shembje të tjera në shekullin XVII.

Kryemadhi shkon në SPAK, rrëmben vëmendjen me look-un e ri. Ish-kryetarja e Partisë së Lirisë është paraqitur këtë të hënë në SPAK në zbatim të vendimit të gjykatës për “detyrim paraqitje.

Kur Gjinushi është frymë e re imagjinoni si është e vjetra

Aleanca e qerosëve

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme