Kronika 27 June 2025, 10:07 Nga VNA

Arrest shtëpie për Spartak Carën, akuzohet se dhunoi dhe mbajti peng faturisten e OSHEE

Ndaje në Whatsapp
Arrest shtëpie për Spartak Carën, akuzohet se dhunoi dhe mbajti

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë arrest shtëpie për Spartak Carën. Ai akuzohet se dhunoi dhe mbajti peng faturisten e OSHEE kur shkoi në lokalin e Carës për të lexuar energjinë. Ndaj Carës rëndojnë akuzat e goditjes për shkak të detyrës, plagosje dhe heqje e paligjshme e lirisë. Cara është lidhje familjare e biznesmenit Ylli Cara, ish ortak në biznes me Ilir Pradon, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ylli Cara rezulton të jetë përmendur edhe në dosjen e vettingut të Prados, kur kryepolici doli para komisionit.

Lidhur me faturisten, ajo u dhunua në lokalin pronë të Spartak Carës në afërsi të ish-Fushës së Aviacionit.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme