Kronika 26 June 2025, 19:53 Nga VNA

400 makina luksi dhe 33 milionë euro të padeklaruara, eksperti: Ku i gjejnë paratë të rinjtë në internet? Shteti të ndërhyjë

Ndaje në Whatsapp
400 makina luksi dhe 33 milionë euro të padeklaruara, eksperti: Ku i

400 makina luksi dhe 33 milionë euro të padeklaruara nga të ardhurat në internet, për ekspertin e ekonomisë Fatos Çoçoli janë një kambanë alarmi për strukturat tatimore dhe qeverisëse. Në studion e Ditarit në A2 CNN ai tha se Ministria e Financave dhe Këshilli i Ministrave duhet të disiplinojnë përmes udhëzime këtë kategori të ardhurash dhe t’i klasifikojë.

“Kjo është zile alarmi, fakti që nuk i njeh syri i fiskalistit tonë. Të arrish të gjurmosh se ku del dhe si arkëtohet kjo e ardhur duhet të paguash pjesën që të takon. Ka qenë e vështirë edhe në vendet zhvilluara. Këto 2-3 vitet e fundit ka qenë intensifikuar ky aktivitet. Këto 33 milionë euro figurojnë, verifikimi është bërë nga transfertat bankare. Këto klikime në fund të muajit të sjell çekun kompania dhe ti nuk e deklaron duhet të mësojnë të deklarojnë tatimet duhet të bëjnë udhëzim të MF si të disiplinojnë këtë kategori të ardhurash dhe deklarim në DIVA. Duhet vendim i këshillit të ministrave ku të gjithë subjektet që kryejnë aktivitet në internet të klasifikohen. Ndër profesionistët e lirë janë edhe blogerët. Duhet të kenë edhe udhëzim të MF që në rast se nuk e deklaron këtë të ardhur që të vjen nga FB, Instagram atëherë ti je kundërshtim me ligjin. Duhet tatimet të japin orientimet e duhura që të mos jenë në kundravajtje me ligjin. Janë me qindra portale të regjistruara, nuk ka pse të mos regjistrohen edhe blogerët”.

Një tjetër shqetësim që ngre eksperti Çoçoli janë 400 makinat e luksit të blera në 2 vjet nga të rinj, të cilët sipas tij nuk i justifikojnë se nuk figurojnë në asnjë aktivitet biznesi për t’i merituar.

“Duhet veprim urgjent i strukturave tatimore që i kanë identifikuar këta 400 pronarë që fakti që nuk janë të regjistruar dhe nuk njihen nga shteti. Duhet të kontaktohen nga struktura tatimore dhe tu kërkohet se me çfarë mënyre është blerë. Nuk besoj se të 400 janë me kontrata dhurimi duhet të zgjohen dhe ta bëjnë është përgjegjësi e strukturave tatimore. Këta 400 persona nuk justifikojnë se nuk figurojnë në asnjë aktivitet biznesi për ta merituar të qenit pronar, të paraqesin dokumentet. Duhet të jenë shumica të rinj të tregojnë burimin e të ardhurave".

Kjo sipas Çoçolit tregon edhe pabarazinë e thellë sociale.

“Pabarazia jonë sociale është shumë e lartë dhe tatimeve u takon detyra që të vënë drejtësi në vend. Për ata që kanë të ardhura dhe nuk figurojnë në regjistrat e shtetit, sigurojnë para shumë më tepër nëpërmjet aktivitetit në internet, ose kanë makinë që vetëm milionerët mund ta përballojnë. Në vendet e zhvilluara nuk janë djemtë e rinj me makina të shtrenjta”.

 

Video

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme