Kronika 26 June 2025, 15:53 Nga VNA

GJKKO e lë në burg, reagon Ilir Meta: “Një farsë me regji, do ta shpartalloj në Strasburg!”

Ndaje në Whatsapp
GJKKO e lë në burg, reagon Ilir Meta: “Një farsë me

 

Ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij.

Meta, i cili ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit të kaluar, ka shpërndarë një reagim në faqen e tij zyrtare në Facebook, ku sulmon fort drejtësinë dhe akuzat e ngritura ndaj tij, të cilat i cilëson “qesharake”. Ai paralajmëron se çështja e tij do të përfundojë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, ndërsa akuzon SPAK dhe mazhorancën për regji politike ndaj tij.

“Asnjë çudi nga drejtësia me regji ku SPAK përgjon gjykatat dhe ku afërmendsh akuzat formulohen nga tribunat e ‘Rilindjes’.

Ne do ta çmontojmë këtë farsë hap pas hapi dhe do ta shpartallojmë në Gjykatën e Strasburgut por edhe në debatin publik”, shkruan Meta.

Në të njëjtin postim, ish-kreu i shtetit bën me dije se sot në orën 17:30 do të dalë në publik Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i cili do të paraqesë “argumentet kryesore kundër pretendimeve të akuzës”.

Gjithashtu, Meta njofton se nesër në orën 11:00, përmes një lidhjeje telefonike me z. Blushi, do të mbajë një konferencë për shtyp me gazetarët, ku do t’u përgjigjet drejtpërdrejt pyetjeve të tyre.

“Nuk ka fuqi që i mbyt të vërtetat e Ilir Metës dhe kauzat e Partisë së Lirisë”, përfundon deklarata e ish-Presidentit.

Ilir Meta ndodhet në paraburgim për një sërë akuzash të ngritura nga SPAK, përfshirë korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë, pastrim parash dhe shpërdorim detyre, ndërkohë që vetë ai i ka konsideruar akuzat si të motivuara politikisht dhe pjesë të një “skenari të qeverisë”.

 

Video

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme