Kronika 25 June 2025, 13:55 Nga VNA

Afera e koncesionit të Sterilizimit, SPAK shpall pretencën: 10 vjet burg për Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Rrapaj

Ndaje në Whatsapp
Afera e koncesionit të Sterilizimit, SPAK shpall pretencën: 10 vjet

Për ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, që zotëron pjesën e “luanit” në kontratën koncesionare, u kërkua dënimi me 10 vite burgim. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi për ta reduktohet në 6 vite e 8 muaj.

Ndaj Rjepajt rëndojnë akuzat për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, kryer në bashkëpunim, “grup i strukturuar kriminal” dhe “falsifikim dokumentash”.

Ndërsa mbi Rrapajn rëndojnë akuzat “vjedhje me pasoja të rënda”, kryer në bashkëpunim dhe “grup të strukturuar kriminal”.

Dënime më të lehta apo me shërbim prove u kërkuan edhe për të pandehurit e tjerë, përfshirë ish-rektorin e Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata.

Ndërkohë, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, po gjykohet në një proces të zakonshëm për akuzat e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” dhe “grupit të strukturuar kriminal”.

Pretenca:

  • Klodian Rjepaj – 10 vjet burg, me gjykim të shkurtuar: 6 vjet e 8 muaj
  • Ilir Rrapaj – 10 vjet burg, me gjykim të shkurtuar: 6 vjet e 8 muaj
  • Marsela Serjanaj – 3 vjet e 6 muaj, me gjykim të shkurtuar: 2 vjet e 4 muaj
  • Sajmir Kadiu – 3 vjet e 6 muaj, me gjykim të shkurtuar: 2 vjet e 4 muaj
  • Petref Mersini – 3 vjet e 6 muaj, me gjykim të shkurtuar: 2 vjet e 4 muaj burg. Pezullohet ekzekutimi i dënimit me burgim dhe vendoset në shërbim prove për 4 vite
  • Arben Gjata – 1 vit e 4 muaj burg. Pezullohet ekzekutimi i dënimit me burgim dhe vendoset në shërbim prove për 3 vite
  • Genc Byrazeri – 2 vjet burgim, me gjykim të shkurtuar: 1 vit e 4 muaj. Pezullohet ekzekutimi i dënimit me burgim dhe vendoset në shërbim prove për 2 vite
  • Naile Ajazi – 2 vjet burgim, me gjykim të shkurtuar: 1 vit e 4 muaj. Pezullohet ekzekutimi i dënimit me burgim dhe vendoset në shërbim prove për 2 vite

Video

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme