Kronika 24 Qershor 2025, 20:28 Nga VNA

Ekzekutimi mafioz i Ermir Dedjas/ Autorët donin të mbyllnin gojën e 29-vjeçarit? Viktima kishte informacione rreth disa ngjarjeve kriminale në Durrës

Ndaje në Whatsapp
Ekzekutimi mafioz i Ermir Dedjas/ Autorët donin të mbyllnin gojën

Një nga pistat e hetimit të grupit hetimor që po punon për zbardhjen e vrasjes së Ermir Dedjas, është dhe makina që dyshohet se u përdor nga autorët, e gjetur e djegur në Gërdec.

Emisioni “Në Shënjestër”, i gazetares Klodiana Lala, publikoi detaje nga dosja hetimore ku pikërisht makina tip Seat është pikasur nga kamerat e sigurisë në disa prej akseve të qytetit të Durrësit, dhe që fill pas krimit u gjet pothuaj i shkrumbuar nga grupi hetues, ku në brendësi u gjet edhe një armë zjarri.

Kjo tregon se autorët duhet të kenë lëvizur nëpërmjet fshatrave të Durrësit, duke shmangur kështu autostradën apo akset kryesore, me qëllim për t’i shpëtuar kontrolleve të patrullave të policisë, që në këtë kohë ishin ngritur në këmbë. Dhe për të përfunduar në zonën e Gërdecit, aty ku kanë menduar të humbin gjurmët e tyre.

“Menjëherë pas krimit të ndodhur, policia mori njoftim se në zonën e njohur si Gërdec në Vorë, është gjetur i djegur plotësisht një automjet tip Seat, me targë AB 815 AC, me ngjyrë të bardhë. Ku nga verifikimet paraprake, u arrit të dalloheshin targat e automjetit, si edhe numri i shasisë.Ku në sediljen e pasme të makinës u gjet një armë zjarri model 56”, thuhet në dosjen hetimore.

Për grupin hetues ishte e qartë bazuar edhe në pamjet filmike të siguruara jo shumë larg vendit ku u ekzekutua Ermir Dedja, se makina e djegur në zonën e Gërdecit në Tiranë ishte e njëjta, ose përkonte në karakteristikat e saj me atë që u pa të lëvizte para dhe pas krimit në qytetin e Durrësit.

Do të ishte pikërisht gjetja e automjetit dhe pamjet filmike që do të fillonin për grupin hetues, sagën për gjetjen se kujt i përkiste kjo makinë.

Si kishte hyrë ajo në Shqipëri dhe kush ishin poseduesit e saj të fundit.

A ishte kjo një makinë e modifikuar, në servisët e krimit, ashtu siç kishte ndodhur në raste të ngjashme?

Automjete që në historikun e tyre të ngushtë kanë të njëjtin manual përdorimi.

Ku krimi ka investuar shumë si në infrastrukturë ashtu edhe në logjistikë?

Ku shpesh serviset kanë shërbyer si për të fshehur makinat e vjedhura që më pas përdoren në krime të ndryshme, por edhe për modifikimin apo shkatërrimin e tyre gjë që e ka bërë shumë të vështirë punën e grupit hetues, për të shkuar sa më shpejt të autorët e krimit apo porositësit e tyre.

Por a është ky rasti i ngjashëm, ku autorët ia dolën të mbetën anonimë dhe nëse jo çfarë duket se i tradhtoi ata? Një automjet ku secila prej pjesëve identifikuese ishte modifikuar apo vjedhur një tjetër automjeti.

Ku edhe në këtë rast, automjeti del se është grabitur jo më larg se 6 muaj nga koha e kryerjes së krimit. Po kush janë dy personat e arrestuar deri më sot nga policia dhe a janë ata personat e përfshirë në këtë ngjarje.

Dhe pse ky krim deri më tani ka mbetur i tillë deri të dy emrat e dyshuar që kanë qenë poseduesit e fundit të njohur të automjetit që u përdor në vrasjen e Ermir Dedjas. A është kjo një provë e mjaftueshme për t’i implikuar ata në krim, apo edhe kjo vrasje do të mbetet pa autor, edhe për disa kohë.

Çfarë e bën të vështirë zbardhjen e vrasjes së një profili të tillë, që nga sa kuptohet lëvizte pa masa të shtuara sigurie. Çfarë dinte apo kishte parë Ermir Dedja, që çoi në prerjen e mandatës së tij të vdekjes?

Dhe pse ishte e rëndësishme për urdhëruesit e ekzekutimit të tij, një mesazh i tillë mafioz. Referuar plumbave që mori pas shpine, por edhe imvestimit për të paguar apo përdorur një automjet që më pas do të duhet ta digjnin. Ashtu sikur në fakt kishin vepruar edhe me personazhe më të rëndësishëm të krimit.

A erdhi kjo vrasje pikërisht në kohën kur hetimet dhe rrethi i lakut të krimit po ngushtohet gjithmonë e më shumë, dhe Ermir Dedja mund të përbënte rrezik me informacionin që mund të kishte rreth disa ngjarjeve kriminale që kanë ndodhur në Durrës.

Në kohën kur SPAK, po afron gjithmonë e më shumë pranë vetes informatorë dhe po rekruton bashkëpunëtorë të drejtësisë, të cilët për të shpëtuar veten, po groposin ata që ishin shefat e tyre. A është ky rasti i Ermir Dedjas?

Që ndoshta nuk i kishte nuhatur intrigat që po luheshin pas krahëve të tij, apo që për të kishte një plan për ta hequr qafe.

 

Video

Teksa Orikumi është përfshirë nga flakët, në Pyllin e Sodës janë rrëzuar pishat, duke bllokuar përkohësisht qarkullimin drejt fshatit të Zvërnecit.

Një vatër zjarri ka shpërthyer në orët e mbrëmjes në Orikum. Në vendngjarje janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Vlorës, ndërsa për ndihmë kanë shkuar edhe mjete dhe efektivë nga Himara. Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve, duke vështirësuar ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit.

Shtetet e Bashkuara po përjetojnë stuhinë më të fuqishme të dëborës në dhjetë vitet e fundit, e cila ka shkaktuar ndërprerje të mëdha në furnizimin me energji elektrike dhe në transportin ajror, si dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendje emergjence në një numër të madh shtetesh. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 130 mijë banesa kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa mbi 12 mijë fluturime janë anuluar për shkak të kushteve të rënda atmosferike. Gjendja e emergjencës është shpallur në 21 shtete, ku autoritetet lokale u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme.

Alpinisti amerikan Alex Honnold ka realizuar një ngjitje historike të dielën, duke u bërë personi i parë që ka shkallëzuar ndërtesën më të lartë të Tajvanit, Taipei 101, pa përdorur litar, parzmore apo rrjet sigurie. Ngjitja u zhvillua në kushte të kontrolluara dhe ka tërhequr vëmendje të gjerë ndërkombëtare, për shkak të nivelit ekstrem të rrezikut dhe vështirësisë që paraqet një strukturë prej 508 metrash lartësi. Taipei 101 konsiderohet një nga ndërtesat më ikonike në botë dhe një sfidë e jashtëzakonshme për çdo alpinist. Alex Honnold është i njohur globalisht për ngjitjet e tij pa mjete sigurie (free solo), duke shtyrë kufijtë e alpinizmit modern. Autoritetet lokale nuk kanë raportuar incidente gjatë ngjarjes, ndërsa ngjitja është cilësuar si një arritje e rrallë sportive dhe teknike.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme