Kronika 23 June 2025, 14:39 Nga VNA

Kreu i BKH-së/ SPAK shtyn afatin deri të martën, 24 qershor

Ndaje në Whatsapp
Kreu i BKH-së/ SPAK shtyn afatin deri të martën, 24 qershor

 

SPAK shtyn deri të martën, më datë 24 qershor, afatin për nisjen e procedurave për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Burimet bëjnë me dije se 11 nga 13 kandidatët në garë për postin nuk kanë dorëzuar dokumentacionin e rregullt. Për këtë shkak, u është lënë kohë që të bëjnë plotësimet e nevojshme.

Në mesin e emrave që synojnë BKH-në janë dy ish-drejtorët e Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe Gledis Nano, prokurori Andi Pogaçe dhe zëvendësdrejtori aktual i BKH-së, Joni Keta.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme