Kronika 22 June 2025, 12:11 Nga VNA

Pranga 30-vjeçares nga Kosova, pengoi policinë t’i bënin vëllait testin e alkoolit/ në komisariat theu xhamin e dritares

Ndaje në Whatsapp
Pranga 30-vjeçares nga Kosova, pengoi policinë t’i bënin

Policia arrestoi një 30-vjeçare nga Kosova, e cila kundërshtoi forcat e policisë, të cilat kishin ndaluar vëllain e saj për t’i bërë testin e alkoolit, pasi dyshonin se e drejtonte makinën në gjendje të dehur.

Në kushtet kur ajo pengonte policinë, forcat kanë vendosur t’i bëjnë testin e alkoolit edhe vajzës, e cila rezultoi e dehur.

“Arrestimi i saj u bë pasi: Rreth orës 03:50 të datës 21.06.2025, gjatë patrullimeve me objektiv garantimin e rendit dhe parandalimin e paligjshmërive, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë ndaluar për kontroll dhe verifikim automjetin me drejtues shtetasin E. P., 23 vjeç. Gjatë komunikimit me punonjësit e Policisë, 23-vjeçari ka krijuar dyshime se ky shtetas drejtonte automjetin nën efektin e alkoolit. Për këtë arsye është kërkuar ndihma e punonjësve të Policisë Rrugore për t’i bërë testin e alkoolit, ku testi i parë ka rezultuar 0.48 mg/l. 23-vjeçarit i është kërkuar të bëjë për herë të dytë testin e alkoolit, në zbatim të procedurës standarde, por ai ka refuzuar të kryejë testin e dytë. Në momentin që punonjësit e Policisë po komunikonin me 23-vjeçarin për të bërë testin e alkoolit, aty ka ardhur me një automjet tjetër shtetasja A. P., motra e tij, e cila ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, duke i penguar ata të kryenin detyrën. Punonjësit e Policisë i kanë bërë testin e alkoolit edhe 30-vjeçares, në prani të një punonjëseje policie (e cila ka qenë prezent nga momenti i parë e deri në përfundim të të gjitha veprimeve), ku rezultoi se 30-vjeçarja drejtonte automjetin nën efektin e alkoolit në masën 0.38 mg/l”, njoftoi policia.

Sipas drejtorisë së policisë, 30-vjeçarja është shoqëruar në komisariat ku ka thyer xhamin e dritares.

“Gjatë kohës që ndodhej në ambientet e dhomës së shoqërimit, shtetasja A. P. ka goditur me grushte xhamin e dritares së kësaj dhome, duke e thyer atë”, deklaroi më tej policia.

30-vjeçarja është arrestuar në flagrancë për akuzat; “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. Policia ka sqaruar edhe një video të publikuar në rrjetet sociale lidhur me këtë rast.

“Shërbimet e Policisë, në asnjë moment, nuk kanë ushtruar dhunë ndaj 30-vjeçares dhe pretendimet e bëra publike nuk janë të vërteta. Punonjësit e Policisë kanë zbatuar procedurat standarde të punës dhe në asnjë moment nuk kanë ushtruar dhunë ndaj saj apo ndaj vëllait të saj, të përfshirë në këtë rast”, deklaron policia.

Video

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme