Kronika 22 Qershor 2025, 16:54 Nga VNA

Britania, strehë për vrasësin shqiptar/ The telegraph: “Si u arrestua Lorenc Lala, kërkuesi i gjakut në Peqin

Ndaje në Whatsapp
Britania, strehë për vrasësin shqiptar/ The telegraph: “Si
Media britanike “The Telegraph” i ka kushtuar një artikull të detajuar arrestimit të Lorenc Lalës. 47-vjeçari akuzohet se pagoi bandën famëkeqe të Laert Haxhiut për të vrarë Albi Bashaliun. Lorenc Lala, që thirrej edhe Lili, pagoi 50 mijë euro për vrasjen. Krimi tronditës u rrëfye nga i penduari i drejtësisë Artan Tafani. Më poshtë artikulli i plotë:

Shqiptari i kërkuar për “porositjen e një vrasjeje për gjakmarrje” jetonte i padiktuar në Britani prej vitesh

Kriminelët po përdorin Britaninë si “vend të sigurt” për t’iu shmangur urdhër-arresteve evropiane, thotë një ekspert i krimit shqiptar

Një shqiptar në arrati, i kërkuar për akuzat se ka porositur një vrasje për gjakmarrje në vendlindje, ka jetuar për katër vite në Britani pa u diktuar.

Lorenc Lala, 47 vjeç, u arrestua këtë javë nga policia pasi autoritetet shqiptare e gjurmuan dhe lëshuan një urdhër-arrest ndërkombëtar duke kërkuar ekstradimin e tij për t’u gjykuar në Shqipëri.

Ai akuzohet se ka organizuar pagesën prej 50 mijë eurosh (rreth 42 mijë paund) për vrasjen e Albi Bashaliut në vitin 2021, si akt hakmarrjeje për një vrasje të mëparshme që kishte ndodhur në fshatin Gjocaj të Peqinit.

Lala besohet se kishte ikur nga Shqipëria drejt Britanisë me bindjen se ajo ishte një vend më i sigurt dhe jashtë ndikimit të urdhër-arresteve evropiane.

Që nga dalja e Britanisë nga Bashkimi Evropian, vendi nuk është më pjesë e sistemit të Urdhër-Arrestit Evropian.

“Një brez i ri shqiptarësh të përfshirë në krimin e organizuar dhe të kërkuar në Shqipëri, Itali, Greqi apo Gjermani po hyjnë ilegalisht në Britani, kryesisht në pjesën e pasme të kamionëve,” tha një ekspert për krimin e organizuar shqiptar.

“Ata po e përdorin Britaninë si një vend të sigurt për t’iu shmangur sa më shumë që të jetë e mundur çdo urdhër-arrest evropian të lëshuar kundër tyre.”

Chris Philp, sekretari i opozitës për çështjet e brendshme, deklaroi:

“Britania nuk mund të kthehet në një strehë të sigurt për kriminelë të rrezikshëm. Na nevojitet një goditje e fortë ndaj sigurisë së kufijve për të siguruar që emigrantët e paligjshëm dhe kriminelët e rrezikshëm të mos futen në vend.”

Ai shtoi:

“Jam i shqetësuar se ky i dyshuar shqiptar mund të përpiqet të përfitojë nga ligjet tona të dobëta për të drejtat e njeriut për të qëndruar këtu. Prandaj, ligji për të drejtat e njeriut duhet të shfuqizohet për çështjet e imigracionit.”

Lorenc Lala u arrestua nga njësia e ekstradimit e Policisë Metropolitane dhe doli përpara gjykatës së magjistratëve në Westminster nën akuzën e komplotit për vrasje në Shqipëri. Aktualisht ai ndodhet në paraburgim deri në seancën tjetër që do të mbahet në korrik, ndërkohë që autoritetet shqiptare kërkojnë ekstradimin e tij.

Në një deklaratë zyrtare, Policia e Shtetit Shqiptar bëri me dije se Lala ishte akuzuar në mungesë për përfshirjen në një “vrasje për gjakmarrje, krijimin e kushteve për të kryer vrasje dhe anëtarësim në një grup të strukturuar kriminal.”

“Vrasja e Albi Bashaliut ndodhi në vitin 2021. Lorenc Lala ishte organizatori i asaj vrasjeje, duke financuar të tjerë për ta kryer dhe duke krijuar kushtet që krimi të ndodhte. Më pas ai ndihmoi vrasësin të largohej nga vendi i krimit,” thuhet në deklaratë.

Pas vrasjes, Lala – i njohur edhe me pseudonimin Kristian Lala – iku nga Shqipëria dhe u fsheh në Britani. Vendndodhja e tij u zbulua më pas falë bashkëpunimit të policisë shqiptare me autoritetet britanike.

Kreshnik Ajazi, drejtues i Prokurorisë së Elbasanit – qytet në Shqipërinë qendrore – që ka hetuar çështjen, tha se rasti u zgjidh pasi një anëtar i grupit kriminal vendosi të bashkëpunojë me policinë.

“Arrestimi i tij në Britani dhe mundësia e ekstradimit nga gjykatat britanike përbën një sukses të madh dhe vijon marrëdhëniet e shkëlqyera mes autoriteteve tona për bashkëpunim në fushën e drejtësisë penale,” deklaroi ai.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme britanike tha:

“Britania ka marrëveshje të gjera bashkëpunimi me partnerët e saj ndërkombëtarë të zbatimit të ligjit, përfshirë Shqipërinë, për të siguruar që vendi ynë të mos bëhet kurrë një strehë për ata që kërkojnë t’i shpëtojnë drejtësisë.”

Një burim nga kjo ministri shtoi se Britania ka marrëveshje formale për ekstradim me Shqipërinë. Para daljes nga BE-ja, Mbretëria e Bashkuar kishte në fuqi sistemin e Urdhër-Arrestit Evropian vetëm me shtetet anëtare të BE-së, ku Shqipëria nuk përfshihej.

“The Telegraph” kishte zbuluar në vitin 2023 se rekordet e kalimeve të paligjshme përmes Kanalit Anglez – me mbi 12,000 shqiptarë që kishin hyrë gjatë vitit 2022 – kishin çuar në një rritje të ndjeshme të kriminalitetit. Vetëm në katër muajt e parë të atij viti, 80 emigrantë shqiptarë ishin dënuar me gjithsej 130 vite burg.

Një sërë marrëveshjesh mes Britanisë dhe Shqipërisë për të goditur krimin dhe për të përshpejtuar dëbimet ka sjellë një ulje drastike të numrit të shqiptarëve që kalojnë Kanalin, me vetëm 630 persona të regjistruar gjatë vitit të kaluar.

Video

Teksa Orikumi është përfshirë nga flakët, në Pyllin e Sodës janë rrëzuar pishat, duke bllokuar përkohësisht qarkullimin drejt fshatit të Zvërnecit.

Një vatër zjarri ka shpërthyer në orët e mbrëmjes në Orikum. Në vendngjarje janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Vlorës, ndërsa për ndihmë kanë shkuar edhe mjete dhe efektivë nga Himara. Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve, duke vështirësuar ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit.

Shtetet e Bashkuara po përjetojnë stuhinë më të fuqishme të dëborës në dhjetë vitet e fundit, e cila ka shkaktuar ndërprerje të mëdha në furnizimin me energji elektrike dhe në transportin ajror, si dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendje emergjence në një numër të madh shtetesh. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 130 mijë banesa kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa mbi 12 mijë fluturime janë anuluar për shkak të kushteve të rënda atmosferike. Gjendja e emergjencës është shpallur në 21 shtete, ku autoritetet lokale u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme.

Alpinisti amerikan Alex Honnold ka realizuar një ngjitje historike të dielën, duke u bërë personi i parë që ka shkallëzuar ndërtesën më të lartë të Tajvanit, Taipei 101, pa përdorur litar, parzmore apo rrjet sigurie. Ngjitja u zhvillua në kushte të kontrolluara dhe ka tërhequr vëmendje të gjerë ndërkombëtare, për shkak të nivelit ekstrem të rrezikut dhe vështirësisë që paraqet një strukturë prej 508 metrash lartësi. Taipei 101 konsiderohet një nga ndërtesat më ikonike në botë dhe një sfidë e jashtëzakonshme për çdo alpinist. Alex Honnold është i njohur globalisht për ngjitjet e tij pa mjete sigurie (free solo), duke shtyrë kufijtë e alpinizmit modern. Autoritetet lokale nuk kanë raportuar incidente gjatë ngjarjes, ndërsa ngjitja është cilësuar si një arritje e rrallë sportive dhe teknike.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme