Kronika 23 June 2025, 13:53 Nga VNA

Kërkoi liri me kusht/ Gjykata e Fierit shtyn për në 8 korrik vendimin për Salianjin

Ndaje në Whatsapp
Kërkoi liri me kusht/ Gjykata e Fierit shtyn për në 8 korrik

 

Gjykata e Fierit shtyn për në datën 8 korrik marrjen e një vendimi lidhur me kërkesën e ish-deputetit të PD-së, Ervin Salianji, për lirim me kusht.

Avokati i tij, Ledio Braho, deklaroi se raporti i vlerësimit nga IEVP Fier ka ardhur pozitiv, ndërsa sipas procedurës, është njoftuar Shërbimi i Provës të paraqesë raportin e saj deri në datën 8 korrik. Mbi bazën e këtyre raporteve, gjykata vendos për pranimin ose jo të kërkesës së Salianjit.

Ish-deputeti demokrat është dënuar me 1 vit burg për akuzën e kallëzimit të rremë lidhur me dosjen “Babale”. Ai, sipas drejtësisë, ka krijuar prova të rreme ndaj Geron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Kjo, me qëllim nisjen e ndjekjes penale ndaj tij dhe dëmtimin e imazhit të vëllait ministër. Salianji bëri publike një video përmes së cilës pretendonte se Geron Xhafaj ishte përfshirë në trafik droge. Pas denoncimit të Salianjit, Geron Xhafaj shkoi në Itali dhe vuajti një dënim me 4 vite burgim për çështje droge.

 

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme