Kronika 24 June 2025, 19:55 Nga VNA

Ekzekutimi i 29-vjeçarit Ermir Dedja / “Në Shënjestër” zbardh dosjen hetimore: Çfarë treguan pamjet filmike dhe si lëvizi makina e krimit?

Ndaje në Whatsapp
Ekzekutimi i 29-vjeçarit Ermir Dedja / “Në

Emisioni “Në Shënjestër”, i gazetares Klodiana Lala solli këtë të martë detaje të reja nga vrasja e Ermir Dedjas, 29-vjeçarit që u ekzekutua mbrëmjen e 20 majit në qytetin e Durrësit, një ekzekutim tipik me natyrë mafioze, ku autorët zgjodhën ta qëllonin pas shpine me breshëri kallashnikovi.

Çfarë treguan pamjet filmike në vendin e ngjarjes dhe si lëvizi makina e krimit?

Sipas burimeve të emisionit ‘Në Shënjestër’, ajo që së pari e bëri të vështirë krehjen e zonës ku ndodhi krimi, ishte fakti se në vendin e ngjarjes nuk kishte kamera sigurie gjë që me siguri duhet ta kenë ditur edhe atentatorët të cilët zgjodhën pikërisht këtë zonë të pastër nga kamerat e sigurisë për të mos pasur asnjë dëshmi filmike të lëvizjeve të tyre të fundit.

Një mungesë e çuditshme kamerash, që ndodh në një zonë shumë të rrahur të qytetit të Durrësit me biznese dhe institucione publike.

Por ndërsa qitësit kanë menduar se kishin kryer një vrasje të pastër, pa asnjë dëshmitar okular përreth, apo sytë e kamerave që mund t’i shqetësonin, duket se ato që i kanë tradhtuar kanë qenë disa kamera të tjera, të vendosur jo shumë larg perimetrit të krimit.

Pikërisht ato të një farmacie që regjistroi një automjet të çuditshëm që lëvizte vazhdimisht në këtë orë të natës në zonën përreth.

Makië e cila më pas rezultoi se ishte pikërisht ajo që u përdor në vrasjen e 29 vjeçarit, Ermir Dedja.

Sipas të dhënave nga dosja hetimore “nga kqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, ajo që konstatohet është se në zonën e rrethuar të krimit, nuk ka kamera sigurie.

Por pas krehjes që iu bë një një kamere në fund të rrugës, u pa të lëvizte një automjet ngjyrë e bardhë.

Makinë e cila lëviz në sensin e kundërt, që pasi shkon në fund të rrugës, kthehet dhe futet sërish aty. Automjet që më tej vihet re, të lëvizë në disa akse të qytetit të Durrësit.

Autorët e kishin pritur me orë të tëra në dalje të rrugës “Doktor Paskal Prodani”, në lagjen nr 18 në Durrës, deri sa gjetën momentin e përshtatshëm kur ai ishte i vetëm dhe po ngjitej në automjetin e tij tip BMË ngjyrë e zezë.

Plumba të derdhur pas trupit të tij që tejshpuan edhe fasadën e qendrës shëndetësore

Që po të mos ishte për orën e vonë kur ndodhi krimi, mund të kishin rezultuar fatal edhe për mjekët e kësaj qendre shëndetësore, dhoma e të cilëve ndodhej pikërisht përballë trotuarit ku u qëllua 29-vjeçari.

Aty ku edhe u gjet i pajetë trupi i tij, i mbuluar nga gjaku, dhe një paketë cigaresh Malboro, e fundit që e kishte shoqëruar mesa duket në këtë jetë.

Ajo që dukej qartë në këtë sulm me armë, është se viktima Ermir Dedja, ishte plotësisht i papërgatitur për t’u mbrojtur ndaj një agresioni të tillë.

Gjë që u pa edhe te sendet personale që iu gjetën me vete, gjatë kontrollit të ushtruar nga ekspertët e kriminalistikës.

Ku ai mesa duket më shumë ishte kujdesur të merrte gjërat e tij të përditshme, sesa të krijonte një siguri për veten.

Siç ishte edhe një qese me kanabis sativa, që iu gjet me vete në xhep, por jo një armë që mund ta mbronte nga bëmat që kishte krijuar në përditshmërinë e tij, nëse do të kishte të tilla.

Çka tregonte se viktima nuk ishte edhe aq i shqetësuar për hijet që i vinin pas.

Sipas të dosjes hetimore zbardhur nga emisioni “Në Shënjestër”,  “pasi grupi hetues shkoi në vendngjarje, fillimisht konstatoi aty një automjet tip BMW, që i përkiste viktimës, Ermir Dedja, të cilit në trup në anën e kurrizit, iu gjetën dy vrima tejshpuese plumbash.

Njëra prej të cilave pa vrimë dalje. Kontroll i cili vazhdoi më tej edhe gjatë autopsisë. Nga ku rezultoi se gjatë kontrollit fizik të bërë në rrobat e viktimës u gjet edhe një qese brenda së cilës ndodhej një lëndë bimore e dyshuar si bimë narkotike e llojit Canabis sattiva, e cila pas peshimit rezultoi 1.5 gram”

Po kush ishte Ermir Dedja dhe cilët ishin precedentët e tij kriminalë? Kush ishin personat që e ndiqnin për ta vrarë?

Bazuar në kartelën e tij penale, Ermir Dedja rezulton se ishte një personazh me rekorde të shumta kriminale, sidomos në fushën e narkotikëve gjë për të cilën ai edhe ishte arrestuar në vitin 2015.

Një ushtar me profil të padukshëm por që mund të ketë shërbyer për shumë punë, për llogari të këtyre organizatave kriminale.

Ai ishte një personazh në hije dhe nuk bënte pjesë në rangjet e njohura të organizatave kriminale çka e bënte profilin e tij penal më të tërhequr në raport me shumë viktima të ngjashme, të ekzekutuar më herët.

Edhe pse nuk ishte i njohur në raportimet mediatike për aktivitetin e tij, kërkimet rreth emrit të tij të çojnë në një ngjarje të ndodhur në zonën e Shijakut në vitin 2017 ku bashkë me mikun e tij ai ra në pranga, për një plagosje të ndodhur në këtë zonë.

Ngjarje për të cilën ai akuzohej si përkrahës i autorit.

Shijaku dhe vetë Durrësi të cilat mesa duket ishin edhe zonat që ai frekuentonte më së shumti në punët e tij në botën e krimit.

Aty ku prej dekadash kanë të shtrirë aktivitetin e tyre kriminal edhe disa nga bandat më të rrezikshme dhe të fuqishme në Shqipëri të cilat operojnë pas vetes me ushtarë të shumtë siç mund të ketë qenë edhe vetë viktima, Ermir Dedja.

 

Video

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme