Kronika 26 June 2025, 14:52 Nga VNA

Ngushtohet gara për BKH-në: 7 emrat që kaluan fazën e parë

Ndaje në Whatsapp
Ngushtohet gara për BKH-në: 7 emrat që kaluan fazën e

Komisioni i Përzgjedhjes ka shpallur rezultatet e fazës së parë të procesit të konkurimit për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), duke kualifikuar 7 nga 13 kandidatët që aplikuan për këtë post të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në mbledhjen e datës 25 qershor 2025, Komisioni shqyrtoi dokumentacionin e dorëzuar nga aplikantët dhe, në përputhje me Kushtetutën, ligjin nr. 95/2016 dhe Rregulloren përkatëse të përzgjedhjes, vendosi vijimin në fazat e mëtejshme të konkurimit për kandidatët:

Të kualifikuar për fazën tjetër:

  1. Andi Pogaçe
  2. Artur Beu
  3. Elton Kërluku
  4. Gentian Ndoi
  5. Gentjan Shehaj
  6. Gledis Nano
  7. Joni Keta

Këta kandidatë do të vijojnë garën përmes testimeve të mëtejshme dhe intervistave për të vlerësuar integritetin, aftësitë profesionale dhe përvojën e tyre.

Të skualifikuar nga ky proçes janë:

  1. Astrit Halilaj
  2. Haki Çako
  3. Maoricio Sheldija
  4. Marinela Pilinçi
  5. Miklovan Kanani
  6. Nevrus Ndregjoni

Komisioni nuk ka dhënë ende detaje specifike mbi arsyet individuale të skualifikimit, por vendimi është marrë bazuar në përmbushjen e kritereve të përcaktuara në legjislacionin në fuqi.

Procesi i përzgjedhjes për Drejtorin e ri të BKH-së konsiderohet një nga hallkat më kritike në kuadër të reformës në drejtësi dhe forcimit të institucioneve të reja të pavarura të hetimit.

Video

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme