Kronika 26 June 2025, 12:01 Nga VNA

Debat në gjyqin e "Plumbi i Artë", gjobiten avokatë. Shtyhet seanca

Ndaje në Whatsapp
Debat në gjyqin e "Plumbi i Artë", gjobiten avokatë.

 

Debat në procesin ndaj të pandehurve të dosjes "Plumbi i Artë". Këtë të enjte, avokatët duhet të pyesnin të penduarin Erion Alibej. Ata kërkuan 6 procesverbale të deklarimeve të tij, që nuk i kanë në dispozicion. Prokurorët deklaruan se deklarimet që nuk u janë dhënë avokatëve i përkasin një çështjeje tjetër. Pas tensionit të krijuar, gjykata dënoi me gjobë avokatët dhe shtyu procesin për në datën 1 korrik.

Erion Alibej ka rrëfyer krime të rënda, bashkë me të penduarin tjetër Nuredin Dumani. Në këtë proces do të rrëfehet edhe i penduari tjetër Skerdi Tase.

 

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme