Kronika 27 June 2025, 09:50 Nga VNA

Kërkoi heqjen e sekuestros mbi vilën në Qerret, Gjykata e Lartë rrëzon Ajola Xoxën

Ndaje në Whatsapp
Kërkoi heqjen e sekuestros mbi vilën në Qerret, Gjykata e

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Ajola Xoxës, përmes të cilit kërkonte heqjen e sekuestros mbi një vilë në Qerret të Kavajës. Sipas SPAK, vila është në posedim të tërthortë nga çifti Ajola Xoxa-Erjon Veliaj dhe është përfituar prej tyre nga biznesmeni Gentian Sula.

Por Xoxa thotë se vila luksoze është blerë nga prindërit e saj dhe këmbëngul në heqjen e sekuestros. Pas rrëzimit të rekursit në gjykatën supreme, pritet që çështja të shkojë në Kushtetuese.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme