Kronika 28 June 2025, 13:58 Nga VNA

7 vite burg për “Cinco” dhe “Zonnepit” pas kapjes së 1.2 ton kokaine në port

Ndaje në Whatsapp
7 vite burg për “Cinco” dhe “Zonnepit” pas kapjes

Në Antwerpen, Ermir Ndreaj, i njohur si Cinco, dhe Sahid Falchou, i njohur si Zonnepit, dolën në gjyq për trafik kokaine përmes portit. Prokuroria u mbështet te mesazhet e përgjuara nga rrjeti i koduar Sky ECC.

Sipas Prokurorisë, shqiptari Ndreaj dhe Falchou, anëtar i bandës së njohur Turtles në Borgerhout, bashkëpunuan në të paktën tre transportime kokaine gjatë 2020-2021, me një sasi totale rreth 1,2 ton. Cinco kishte kontaktet në Amerikën Latine, ndërsa Zonnepit kishte lidhje në portin e Antwerpit.

Ndreaj i dërgoi Falchout një foto të blloqeve me kokainë dhe një llogaritje se do të fitonin nga 170 mijë euro secili. Dy transportime kaluan pa probleme, ndërsa një ngarkesë prej 450 kg e fshehur në kuti bananesh u kap në mars 2021 në portin e Hamburgut.

Prokuroria kërkoi 8 vite burg për të dy, por ata mohuan se kishin përdorur telefonat e Sky ECC. Vetëm Mounir T. pranoi fajësinë.

Gjykata i shpalli fajtorë dhe i dënoi Ermir Ndreaj dhe Sahid Falchou me nga 7 vite burg. Mounir T., Rocco R. dhe Johannis v.G. morën nga 6, 5 dhe 3 vite burg, ndërsa Lorenzo G.C. mori 2,5 vite me kusht. U vendosën edhe gjoba deri në 56 mijë euro.

Gjykata urdhëroi arrestimin e menjëhershëm të Ermir Ndreaj, i cili ndodhet në Tiranë ku ka një diskotekë që funksionon mirë.

https://www.hln.be/antwerpen/cinco-en-zonnepit-stevig-gestraft-voor-invoer-van-1-2-ton-cocaine~ad91dc63/

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme