Kronika 30 June 2025, 22:32 Nga VNA

Zhvilluan takim në ambasadën kineze pa protokoll zyrtar, furtunë shkarkimesh në AKU

Ndaje në Whatsapp
Zhvilluan takim në ambasadën kineze pa protokoll zyrtar, furtunë

AKU është tronditur nga themelet pas largimit të 2 drejtuesve më të rëndësishëm, ndërkohë priten shkarkime të tjera në ditët në vijim. Burime për Ora News bëjnë me dije se Drejtori i Menaxhimit të Riskut Martin Jorgaqi dhe Drejtori i Komunikimit të Riskut dhe Monitorimit Leonard Muskaj kanë dhënë dorëheqjen.

Dorëheqja e tyre erdhi pasi në kundërshtim me protokollin zyrtar kanë zhvilluar një takim në ambasadën kineze pa vënë në dijeni Ministren Anila Denaj dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Ende nuk dihet arsyeja e vizitës së 2 drejtuesve të AKU në ambasadën Kineze, por pas marrjes së këtij informacioni është mbledhur menjëherë Komisioni Disiplinor në AKU.

Pas mbledhjes me dyer të mbyllura Martin Jorgaqi dhe Leonard Muskaj kanë dhënë dorëheqjen. Situata rëndohet akoma më shumë pasi edhe Drejtori i Komanduar i AKU Manush Kullolli ishte në dijeni të këtij takimi, por nuk ka informuar eprorët.

Përplasje ka patur edhe me herët midis Ministres Denaj dhe Drejtorit AKU Manush Kullolli, kjo pasi Ministria nuk i ka aprovuar listën me 60 persona që Kullolli i ka venë në dispozicion për krijimin e Task Forcës në AKU. Edhe pse Task Forca duhet të ishte aktive që ne 6 qershor ajo ende nuk është ngritur.

 

Video

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Kokainë kolumbiane e fshehur në kërcell plastikë trëndafilash, një lulishte fantazmë dhe një vilë në Marathona. Mes të arrestuarve raportohet edhe Lulzim Caka, një emër i njohur i kronikës shqiptare. I dënuar me 25 vite burg, i liruar gabimisht para kohe në vitin 2019 dhe më pas i shpallur në kërkim, Caka rikthehet tashmë në një dosje ndërkombëtare droge. Mbi 110 kilogramë kokainë lidhen me grupin e goditur në Greqi. Si përfundoi një i kërkuar nga drejtësia shqiptare në zemër të kësaj skeme?

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme