Kronika 1 Korrik 2025, 22:47 Nga VNA

Importonin municione nga Shqipëria, goditet grupi kriminal në Greqi: Fishekët përdoreshin për “krisjen e armëve” në dasma

Ndaje në Whatsapp
Importonin municione nga Shqipëria, goditet grupi kriminal në Greqi:

Një organizatë kriminale që operonte në Kretë dhe veri të Greqisë, duke futur në mënyrë të paligjshme sasi të mëdha municionesh nga Shqipëria është goditur nga policia.

Sipas mediave greke, nga hetimet u zbulua se të paktën që nga prilli i vitit 2025, anëtarët e këtij grupi kishin krijuar dhe ishin pjesë e një organizate kriminale me qëllim importimin ilegal dhe shpërndarjen e municioneve në zonat e Kretës, për përfitim ekonomik të paligjshëm.

Metoda e veprimit të tyre ishte e qartë dhe e strukturuar. Ata grumbullonin porosi për municione dhe më pas siguronin sasinë e kërkuar nga një furnizues i panjohur në Shqipëri.

Tre prej anëtarëve udhëtonin me dy automjete deri në kufi, ku njëri prej tyre kishte një kamion i përshtatur për të fshehur municionet. Pas marrjes së mallrave, ata ktheheshin në Kretë për t’i shitur kundrejt pagesës.

Roli i anëtarëve ishte i ndarë qartë, një 65-vjeçar, organizatori dhe kreu i grupit, mblidhte porositë dhe shoqëronte kamionin në kufi për të mbikëqyrur marrjen dhe pagesën, duke shpërndarë municionet në Kretë me motoçikletë.

Një 72-vjeçar kishte krijuar hapësirën e fshehtë në kamion dhe ishte shoferi i automjetit në kufi, ndërsa një 73-vjeçar ishte shoferi që ngiste kamionin deri në kufi dhe kthehej në Kretë. Ndërsa një 41-vjeçar, shtetas shqiptar, merrej me sigurimin e municioneve nga furnizuesi i tij dhe kalimin e tyre në territorin grek.

Për të shmangur kapjen, anëtarët merrnin masa të rrepta, ata përdornin një kamion që i përkiste një personi të ndjerë, kishin përshtatur një hapësirë të fshehtë të veçantë, fiknin telefonat gjatë udhëtimeve dhe përdornin dokumente false për blerjen e biletave të trageteve.

Gjatë operacionit, policia në Kretë arrestoi 65-vjeçarin, 72-vjeçarin dhe 73-vjeçarin, të kapur gjatë marrjes së mbi 24,000 fishekëve të fshehur në kamion. Ndërkohë, në Kastoria u arrestua edhe 41-vjeçari shqiptar. Gjithashtu, në Kretë u arrestua një 30-vjeçar që kishte blerë municione nga kreu i organizatës.

Nga kontrollet në automjete dhe banesa u sekuestruan gjithsej 24,126 fishekë, një armë automatike, 900 euro dhe mjete transporti (motoçikletë, kamion dhe makinë personale).

Sipas hetimeve të policisë, banda kishte planifikuar që të furnizonte tregun e Kretës me fishekë për sezonit të dasmave verore. Tradicionalisht, shpërndarësit e fishekëve shfaqeshin në festa me furgonë për të shpërndarë municion për zakonin e krisjes së armëve në ajër.

Në vitin 2019, sipas raportimit të mediave lokale, ishte ngritur një çështje ndaj 65-vjeçarit për trafik mbi 120,000 fishekë dhe armë kallashnikov, duke u konsideruar nga policia si një nga aktorët kryesorë të këtij rrjeti kriminal.

Dosja e vitit 2019 përfshinte një “radiografi” të mënyrës se si municioni dhe armët transportoheshin në tregun e zi të Kretës, shpesh për t’u përdorur jo vetëm nga grupet kriminale, por edhe për traditën lokale të “krisjes së armëve” në dasma dhe festa të tjera.

Hetimet tregojnë se 59-vjeçari atëherë (sot 65 vjeç), kishte udhëtuar disa herë në Shqipëri për të siguruar burimin e fishekëve dhe kishte shmangur monitorimin policor duke lënë celularin në shtëpi gjatë udhëtimeve dhe duke hyrë në Shqipëri në këmbë për të shmangur kontrollet.

Edhe në fund të vitit 2018, vetëm disa muaj para operacionit të madh, ai kishte anuluar në minutën e fundit një ngarkesë të madhe fishekësh, duke dyshuar se ishte nën vëzhgim.

Kur u kap atëherë, deklaroi se kishte sjellë fishekët për të bërë “qitje me shokët në mal”, duke mohuar kategorikisht akuzat për trafik.

Burime policore besojnë se ai mbetet një figurë e fuqishme në tregun e municioneve në Kretë dhe se për këtë arsye ka tentuar të furnizojë tregun vendas, për shkak të mungesës së fishekëve për ngjarjet gjatë verës.

Në të kaluarën, trafikimi i armëve në Kretë bëhej në netët pa hënë në bregdetin jugor, ku varka të vogla afroheshin pranë anijeve të ankoruara në det të hapur për të marrë ngarkesa me armë dhe më pas ktheheshin në breg.

Por sot, sipas ekspertëve të policisë, trafiku kryhet kryesisht përmes porteve të mëdha në veri, Heraklion dhe Chania, ku armët dhe municioni ngarkohen në kamionë dhe transportohen lehtësisht, pa mundur të kontrollohen në total.

Një kamion i mbushur me balota me bari mund të fshehë lehtësisht armë si Kalashnikov dhe pistoleta brenda balotave të trefyllit, dhe askush nuk do t’i gjejë dot.

 

 

Video

Shtetet e Bashkuara po përjetojnë stuhinë më të fuqishme të dëborës në dhjetë vitet e fundit, e cila ka shkaktuar ndërprerje të mëdha në furnizimin me energji elektrike dhe në transportin ajror, si dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendje emergjence në një numër të madh shtetesh. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 130 mijë banesa kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa mbi 12 mijë fluturime janë anuluar për shkak të kushteve të rënda atmosferike. Gjendja e emergjencës është shpallur në 21 shtete, ku autoritetet lokale u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme.

Alpinisti amerikan Alex Honnold ka realizuar një ngjitje historike të dielën, duke u bërë personi i parë që ka shkallëzuar ndërtesën më të lartë të Tajvanit, Taipei 101, pa përdorur litar, parzmore apo rrjet sigurie. Ngjitja u zhvillua në kushte të kontrolluara dhe ka tërhequr vëmendje të gjerë ndërkombëtare, për shkak të nivelit ekstrem të rrezikut dhe vështirësisë që paraqet një strukturë prej 508 metrash lartësi. Taipei 101 konsiderohet një nga ndërtesat më ikonike në botë dhe një sfidë e jashtëzakonshme për çdo alpinist. Alex Honnold është i njohur globalisht për ngjitjet e tij pa mjete sigurie (free solo), duke shtyrë kufijtë e alpinizmit modern. Autoritetet lokale nuk kanë raportuar incidente gjatë ngjarjes, ndërsa ngjitja është cilësuar si një arritje e rrallë sportive dhe teknike.

Protestat e kamionistëve do të ndikojnë qarkullimin kufitar nga 26 janari. Automjetet e transportit të mallrave do të ndalohen të hyjnë dhe të dalin nga pikat kufitare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut: hyrja bllokohet nga mesnata, ndërsa dalja nga ora 12:00. Po ashtu, nga ora 11:30 e 26 janarit nis një grevë 48-orëshe e Shoqatës së Kamionistëve të Malit të Zi, duke ndaluar qarkullimin e kamionëve nga Shqipëria drejt këtij vendi. Në akset drejt kufirit me Malin e Zi do të lejohen vetëm automjete të vogla, autobusë, mjete emergjence dhe transport pasagjerësh. Përjashtim nga ndalimi bëjnë kamionët që transportojnë ilaçe dhe bagëti, ndërsa qarkullimi i automjeteve të udhëtarëve vijon normalisht. Protesta zhvillohet për shkak të kërkesave të kamionistëve për lehtësira fiskale, përmirësim të kushteve në dogana dhe kundërshtim të kufizimeve të punës së shoferëve në zonën Shengen.

Në rrugët e qyteteve të Kinës patrullojnë robotë që mbikëqyrin trafikun. Kina është vendi më i përparuar në botë!

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme