Kronika 3 July 2025, 10:24 Nga VNA

Greqi: Shkatërrohet rrjeti që trafikonte kokainë nga Amerika Latine, mes të arrestuarve edhe shqiptarë

Ndaje në Whatsapp

Policia greke ka goditur gjatë një aksioni të ndërmarrë 24 orët e fundit një rrjet të organizuar kriminal, i cili trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt Evropës. Në kuadër të operacionit janë arrestuar disa persona, mes tyre edhe shtetas shqiptarë.

Mediat greke raportojnë se organizata kriminale e fshihte kokainën në lëkurë bagëtish. Ndarja e kokainës nga lëkura bëhej me ndihmën e kimistëve.

Aksioni është duke vijuar për arrestimin e shtetasve të tjerë të identifikuar për përfshirje në rrjetin e organizuar.

Lajmi në median greke

Një operacion i madh i Njësisë Kundër Drogës të Policisë Greke është duke u zhvilluar që herët në mëngjes, me bastisje, në prani të prokurorit, në ambiente biznesi dhe banesa në zona të ndryshme të Atikës, ndërsa janë sekuestruar drogë dhe para.

Sipas informacioneve të para, Policia Greke ka kryer të paktën 6 arrestime të personave të përfshirë në një çështje që lidhet me një rrjet trafiku kokaine.

Rrjeti i trafikut të drogës sillte në vendin tonë lëkura të njomura me kokainë. Malli i paligjshëm përfundonte në një fabrikë në zonën e Pikermisë. Prej mëngjesit, oficerët e Njësisë Kundër Drogës, të cilët e kishin vendosur objektivin nën vëzhgim prej ditësh, kanë hyrë brenda dhe po kryejnë kontrolle.

Në vendngjarje ndodhen në këto momente oficerë të Njësisë Kundër Drogës, të Drejtorisë së Hetimeve Kriminale, zjarrfikës si dhe punonjës të Laboratorit të Përgjithshëm të Shtetit.

Kamera e “Zougla” e ka regjistruar moment pas momenti operacionin dhe çastin e shoqërimit të personave nga ambientet e “laboratorit” në Pikermi.

Në të njëjtën kohë, sipas njoftimit të policisë, janë arrestuar 6 persona, pa qenë ende e qartë nëse do të ketë edhe arrestime të tjera.

Zyrtarë të forcave të rendit shpjegonin se “impregnimi i kokainës nuk është një proces i lehtë dhe kërkon përpunim të veçantë në mënyrë që të mund të hiqet dhe të shpërndahet më pas në treg”. Madje, ata shtuan me kuptim se “kohët e fundit nuk është hera e vetme që hasim raste kur rrjetet e trafikut përpiqen të sjellin drogë në vend me këtë metodë”. Hetimet janë në zhvillim dhe pritet një informim i mëtejshëm nga autoritetet.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme