Kronika 3 Korrik 2025, 12:27 Nga VNA

Dosja 5D, zbardhet dëshmia e Eduart Metës: “Si e njoh Redi Mollën dhe Mariglen Qaton”. Rrëfen dhe shitjen e kompanisë

Ndaje në Whatsapp
Dosja 5D, zbardhet dëshmia e Eduart Metës: “Si e njoh Redi

Në Gjykatën e Posaçme, në procesin e njohur si “5D”, ku të pandehur kryesorë janë tre ish-zyrtarët e lartë të Bashkisë së Tiranës, Redi Molla, Mariglen Qato dhe Taulant Tusha, dëshmoi ish-pronari i kompanisë “IGOR Electric”, Eduard Meta.

Në këtë proces janë të pandehur edhe Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku dhe biznesmeni Nestor Muhametllari. Kompania “IGOR Electric” ndryshoi disa herë emrin dhe në fund u bë “5D”, që sipas SPAK pronarët faktikë të saj janë Redi Molla dhe Mariglen Qato, të cilët merrnin tendera nga Bashkia ku ishin dhe drejtorë kryesorë.

Dëshmia e Eduard Metës

Meta: Kam qenë i regjistruar si person tregtar, “IGOR Electric” në 2013.

Themelimin e kompanisë “IGOR Electric” e kam bërë vetë, nga person fizik në person juridik. Nuk më kujtohet mirë si i bëra letrat, i bëra vetë. Kapitali fillestar ishte 1 mijë lekë.

Kam blerë mjete gradualisht, asete.

Gjatë viteve 2016-2018, kompania “IGOR” bënte instalime, kontrata private me nënkontraktim. Kam bërë punë publike, me OSHEE, Bashkinë Tiranë, “Tirana Parking” te Pazari i Ri.

Kam bërë një depo uji, një kolektor ujërash të zeza, saktë s’më kujtohet.

Administrator i kompanisë isha vetëm unë, isha ortak i vetëm. Kur kam ikur unë, erdhi Nestor Muhametllari. Ortak i shoqërisë “IGOR Electric” kam qenë 2 vjet, 2016-2018.

SPAK: E njeh Alfred Qaton (vëllai i të pandehurit Mariglen Qato)?

Meta: E njoh, e kam pasur në lagje, 2010, 2008, nuk e kujtoj dot mirë. Kam marrëdhënie shoqërore. Ka punuar në kompani. Nuk më kujtua kur më pyete për të punësuarit, ndaj nuk ta thashë që ka punuar.

SPAK: Në 2016, ujësjellësi, janë bërë dy procedura, te ujësjellës-kanalizime, rikonstruksioni i kolektorit. Mund të na japësh shpjegime?

Meta: I gjeta online procedurat te Prokurimet Publike.

Kompania në 2016 ka dalë me fitim. Nuk ka ndarë fitime, nuk ka pasur ortakë. Kam tërhequr shuma të ndryshme nga llogaria e “IGOR”.

SPAK: 114 milionë lekë të reja ke tërhequr në 2016, ku i ke çuar?

Meta: Pjesa dërrmuese ka shkuar nëpër objekte, rërë, naftë, fadromat. I kemi paguar nën dorë se ashtu ishte atëherë.

SPAK: Me 75 lekë keni bërë shitjen e 75% të aksioneve në 2017. Pse i shitët?

Meta: Doja të hiqja kompaninë, nuk e doja më. Ia dhashë Muhametit (Petrit Muhameti, pronari i “VAS Konstruksion”).

Shkuam te noteri, i dhashë kuotat sipas ligjit. U mor avokati me atë punë.

SPAK: 2 milionë e 172 mijë lekë, vlera e kompanisë në atë moment?

Meta: Doja të hapja një biznes, një palestër, ndaj e hoqa.

Nestorin e kam njohur në lokal, duke parë ndonjë ndeshje, vinte me Redin, e dija që ishte inxhinier.

Përmendet Redi Molla, nuk të pyeta për të, ç’lidhje ka?

E kam njohur Redin, ishim grup, rrinim te lagjja, pinim ndonjë birrë, ndonjë ndeshje shikonim. Mariglenin e kam njohur të parin, e kam njohur 2005-2006, nuk kam pasur marrëdhënie të ngushta. Te lokali vinte Redi, Nestori. Shumë mirë ishin marrëdhëniet.

Mariglenin dhe Fredin (Alfred Qato, vëllai) i kisha shokë.

Unë kam qenë administrator deri në fund.

SPAK: Po pse, a e shite kompaninë?

Meta: Mos më pyet mua.

SPAK: Redi Molla, a kishte kontakte me të punësuarit tuaj?

Meta: Jo. Taulant Tushën e njoh, rrinim te lokali. Nuk kam folur për “IGOR Electric” me ta. Ndoshta ndonjë bisedë e përditshme si ka shkuar puna, por jo biseda konkrete.

Avokati Ardian Leka pyet dëshmitarin nëse ka pasur borxhe kompania:

Meta: Kompania ka pasur borxhe, fatura të pashlyera. Kredi nuk ka pasur. I kam mbyllur rregullisht në fund të vitit, pozitiv dilte.

Video

Kur përfaqësuesi i kandidatit Ervin Salianji shkon të regjistrojë kandidaturën për zgjedhjet e kryetarit të ri. Si tha ai? Kemi hapur partinë…thjesht dritaret dhe jo derën

Roberto Baggio hyn edhe në TikTok dhe e bën menjëherë viral debutimin e tij. Në videon e parë, legjenda italiane bën disa prekje topi, gjuan fort dhe më pas dëgjohet zhurma e xhamave që thyhen. Pastaj kthehet nga kamera dhe thotë thjesht: “Nga sot jam edhe unë në TikTok”. Rezultati? Brenda pak orësh mbi 2 milionë shikime dhe qindra mijëra ndjekës.

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme