Kronika 3 July 2025, 19:54 Nga VNA

Bankers Petrolium, kompania që shteti e dinte se shkelte ligjin prej 20 vitesh por që nuk u hetua kurrë

Ndaje në Whatsapp
Bankers Petrolium, kompania që shteti e dinte se shkelte ligjin prej 20

Pas 20 vitesh në zonën më të madhe naftëmbajtëse të Shqipërisë, Bankers Petroleum Albania po hetohet për mashtrim fiskal, pastrim parash dhe shpërdorim detyre. Janë arrestuar 14 persona, përfshirë administratorin kinez të kompanisë, ndërsa 5 të huaj janë shpallur në kërkim.

Hetimi, nisur në dhjetor 2024, zbuloi se Bankers raportonte humbje për çdo vit nga 2004 në 2024, duke shmangur pagesën e tatimit mbi fitimin dhe përfituar rimbursime të paligjshme TVSH-je me miliona euro. Kompania deklaronte shpenzime që tejkalonin të ardhurat prej mbi 532 miliardë lekësh, duke manipuluar bilancet.

Nga 2006 deri në 2023, Bankers gjeneroi rreth 4 miliardë euro të ardhura, por nuk pagoi asnjë taksë fitimi, falë një klauzole koncesionare që përjashtonte tatimin derisa kompania të “rekuperonte investimet”, gjë që nuk ndodhi kurrë, pavarësisht fitimeve të mëdha.

Pyetja që lind është pse shteti shqiptar nuk arriti për 20 vjet të verifikojë në mënyrë të pavarur dhe efektive kostot e Bankers, duke toleruar një kompani që shfrytëzonte ekskluzivisht naftën e Patos-Marinzës? Përse hetimi i prokurorisë nisi kaq vonë, dhe a ka pasur koordinim politik për këtë tolerim? Në mes mbetet edhe sfida e menaxhimit të mëtejshëm të këtij vendburimi jetik.

Patos-Marinza është një vendburim unik në Europë, i shfrytëzuar për dy dekada nga një kompani private pa paguar tatim fitimi, përveç një rente modeste minerare prej vetëm 10% të prodhimit bruto.

Prokuroria ka sinjalizuar përfshirjen në skemë edhe të kompanive kontraktuese dhe individëve të tjerë, të cilët dyshohet se kanë ndihmuar në mashtrimet financiare. Nëse hetimi nuk zhvillohet deri në fund me transparencë dhe përgjegjësi, rrezikohet që çështja të mbyllet si raste të mëparshme, me vetëm disa përgjegjës sipërfaqësorë të cilët do shkojnë me xhepat plotë në burg dhe pa rikthim të fondeve në buxhetin e shtetit.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme