Kronika 3 July 2025, 14:17 Nga VNA

Dëshmia në GJKKO/Krushku i Mariglen Qatos:  U bëra pronar i kompanisë 5D me emër, firmosja dhe ia dorëzoja lekët dhëndrit

Ndaje në Whatsapp
Dëshmia në GJKKO/Krushku i Mariglen Qatos:  U bëra pronar i

Muhamet Petriti, pronari i kompanisë VAS KONSTRUKSION, më vonë u bë 5D që është njëherazi dhe krushku i të pandehurit Mariglen Qato, dëshmoi sot në GJKKO. Dosja 5D ka të pandehur kryesor ish-drejtuesit kryesorë të Bashkisë së Tiranës Redi Molla e Mariglen Qato, të cilët akuzohen si pronarë faktikë të kompanisë që ka përfituar miliona euro tendera nga Bashkia e Tiranës.

Dëshmia e Muhamet Petritit

Vëllai i Mariglen Qatos është martuar me gocën time. Kam në pronësi një furrë buke. Ka afërsisht 16-17 vjet që e kam. Një firmë, VAS Konstruksion, mu ofrua të bëhesha pronar nga viti 2016-2017. Ma ofroi dhëndri im, Alfred Qato. “Është një firmë e mirë”, më tha, “do jesh pronar i kësaj kompanie. Nuk do bësh asgjë, ke staf për punën, vetëm do firmosësh.” Hapa një llogari në bankë për të tërhequr lekët. Hapa një numër llogarie. Banka më niste njoftim, të tërheq shumën – 40 milionë lekë të vjetra. I merrja lekët, ia jepja Fredit, e shkonin në arkën e vogël të shoqërisë. Dy herë shkova në bankë. Pas një viti e shita, se pata një operacion zemre. Doktori më tha duhet t’u largohem streseve. I kërkova Alfredit të hiqja dorë. Kur e bleva nuk mora lekë, edhe kur e shita me 10 milionë lekë, nuk mora lekë. Nestori nuk më ka kaluar shumë monetare. Kur unë isha ortak, nuk njihja asnjë nga punonjësit. Kam shkuar një herë te kompania.

SPAK: Eduard Metën e njihni?

Petriti: Nuk e njoh, zoti prokuror. Nuk e di kush është. Mora vesh se ky kishte kompaninë IGOR para meje, por tani e kam marrë vesh. Më tha Fredi që hap një numër llogarie. Fitimin e kompanisë do e procesonim nga banka. M’u pëlqeu se thashë është punë me bankë. Puna ishte 25 minuta, ia jepja Fredit.

Nga 32 milionë lekë të vjetra, pasi ndërruam bankën, ia dhashë Nestorit, 4 herë. Shumat ishin: 42 milionë më e madhja, 32, 37, 38, 40, 18 milionë ishte më e vogla. Më tha Fredi mua, ta takoja Nestorin.

Me Mariglen Qaton kemi marrëdhënie krushqie. Në vitin 2006 erdhi se më vdiq babai. Në 2011, te dasma e vajzës dhe për ditëlindjen e nipit 10 vjet më pas. Tre herë e kam takuar. Për Redi Mollën e dëgjova për herë të parë në televizor, kur u arrestua për grupin 5D.

Dëshmitari iu përgjigjet pyetjeve të avokatit Ardian Leka:

Administrator mora vesh ishte Nestori, në 2019. Fredi më tha. Nestorin e kam takuar 3 herë, e mbaj mend tamam, por mund ta kem takuar edhe një herë të katërt. E takoja pranë bankës, në Bllok. Firmosja unë në bankë për tërheqjen, numri im i llogarisë. Asnjë qindarkë nuk kam marrë, asnjëherë. As nga shuma që kam dorëzuar nuk kam marrë. Fitimi më kishin thënë mua kalonte në bankë. Ato tërhiqja unë. Afro 25 muaj ka zgjatur që unë kam shkuar, mund të shkoja një herë në 3 muaj, 4. Kur më sillte mesazh banka.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme