Kronika 3 July 2025, 13:30 Nga VNA

Jonida Bejko, emri që “zhyti” drejtorët e bashkisë dhe vetë Erion Velinë për çështjen "5D"

Ndaje në Whatsapp
Jonida Bejko, emri që “zhyti” drejtorët e bashkisë

 

Jonida Bejko, punonjëse e kompanisë "5D", dëshmoi në GJKKO në procesin ndaj ish-zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës dhe fundos jo vetëm Redi Mollën e Mariglen Qaton, por edhe kryebashkiakun Erion Veliaj.

Bejko: Llogaritja kostot e objekteve për kostot civile. Merresha me tenderat e prokurimit publik.

Për t’u punësuar kam parë njoftimin online. Më intervistoi Nestor Muhametllari. Paga ishte 60 mijë lekë të vjetra.

Redi Mollën nuk e njoh personalisht. Fizikisht, në dijeninë time, nuk e kam parë. As Mariglen Qaton nuk e njoh.

Jonida Hoxha ishte shefe finance, e kisha shumë shoqe.

SPAK: Në komunikimet tuaja përmendni shpesh një person me emrin Redi ose R. Kush është ky person?

Bejko: Redi Molla.

SPAK: Po M?

Bejko: Mariglen Qato. I referohesha me iniciale sepse ashtu i thërriste.

SPAK: Gjatë bisedave me Jonida Hoxhën, kur thoni që “ne marrim 600 mijë lekë të qelbura, kurse pronari me hotel në Dhërmi” – kush është pronari?

Bejko: Kam hamendësuar që shoqëria ka pasur pronar Redi Mollën. Kisha dëgjuar, nuk e dija që ishte ai. Nuk e kam parë askund në kompani. Jam ankuar për rrogën, sepse ishte pak dhe kishim shumë punë.

SPAK: Po kur përmendni Lali Erin, kujt i referoheni?

Bejko: Më keni bërë bisedë mediatike, tani e një vit. Babi im me kancer lexon mesazhet, dhe lamë 6 muaj që kam nisur punë tjetër e më përndjek akoma kjo histori. Unë kam bërë bisedë siç do bënte gjithkush me dikë që e konsideron shoqe.

SPAK: Kush është Lali Eri?

Bejko: Erion Veliaj.

 

 

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme