Kronika 3 Korrik 2025, 21:20 Nga VNA

"U sekuestruan 4 mln euro pasuri, më telefonoi babai i Suel Çelës..."/ Lala rrëfen telefonatën e tensionuar

Ndaje në Whatsapp
"U sekuestruan 4 mln euro pasuri, më telefonoi babai i Suel

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ka folur për sekuestrimin e 4 milionë euro pasuri, që dyshohet se i përkasin organizatës së Suel Çelës nga SPAK dhe antimafia italiane.

Lala dha detajet e sekuestrimit dhe zbuloi se ka marrë një telefonatë me babain e Suel Çelës, telefonatë mjaft e tensionuar, ku ai ka pretenduar se këto pasuri nuk kanë lidhje me djemtë e tij, duke shtuar se media ka përndjekur familjen e tij.

"SPAK ka njoftuar se ka bërë në bashkëpunim me Antimafian e Veronës një sekuestrim me vlerë 4 milioonë euro. Rezulton se nga hetimet disa mujore, janë sekuestruar një sërë pasurish që ju përkasin Suel dhe Mario Çela, vëllezër. Sipas SPAK, Suel Çela është kreu i një organizate kriminale, që ndër të tjera dyshohet edhe për trafik narkotikësh. Hetimi është kryer në bashkëpunim me hetuesit atje, është bërë ngrirja e pasurive. Rezulton se është një ndërtesë me vlerë të konsiderueshme në Verona. E dyta, një ndërtesë me 30 njësi, zyra dhe dyqane. Është sekuestruar një llogari bankare. Sipas hetimeve, ka rezultuar se paratë shkonin nga Shqipëria në drejtim të një shoqërie.

Suel Çela është në kërkim ndërkombëtar, ndërkohë vëllai i itj Mario Çela ndodhet në burg në Belgjikë.

Pas publikimit të këtij lajmi, kam marrë telefonatë nga babai i Suel Çelës, zoti Petrit Çela një telefonatë disi e tensionuar. Ai ka pretenduar se ka disa vendime të autoriteteve italiane që flasin për të kundërtën e asaj që pretendon SPAK dhe pretendon se ësht biznesmen dhe ka paguar miliona taksa. Pretendon se djemtë e tij nuk janë përfahirë në këtë aktivitet.

Biseda ishte e tensionuar, zoti Çela akuzon median se e ka përndjekur familjen e tij. Ka akuza të forta në adresë të SPAK. Përballja e zotit Çela është me drejtësinë dhe jo me gazetarët. Kemi një pretendim të SPAK dhe atë të zotit Çela. Zoti Çela, edhe pse është folur për emrin e tij, janë dyshuar djemtë, nuk ka reaguar. Kjo është hera e parë që ai ka reaguar. Është çështje me mjaft interes. Nuk bëhet fjalë vetëm për SPAK por edhe antimafian e Veronës dhe gjykatën e Veronës. Sipas njofitmit zyrtar, bëhet fjalë për një hetim të kryer nga ata dhe pretendohet se janë identifikuar flukset e parave, që janë para që burojnë nga trafiku i drogës. Kjo është betejë që do të vijojë mes SPAK dhe palës së akuzuar, grupit kriminal Çela.

Do të jetë një betejë që duhet të vijojë edhe në Itali, pasi vendimi ëshë firmosur nga gjykata e Veronës.

Zoti Çela e kishte me gazetarët. Ai që kur ka ndodhur sulmi te tregu agro-ushqimor, ka refuzuar të flasë me median. Është hera e parë që reagon. Me sa dueket reagojnë kur preket pasuria", deklaroi Lala.

 

Video

Roberto Baggio hyn edhe në TikTok dhe e bën menjëherë viral debutimin e tij. Në videon e parë, legjenda italiane bën disa prekje topi, gjuan fort dhe më pas dëgjohet zhurma e xhamave që thyhen. Pastaj kthehet nga kamera dhe thotë thjesht: “Nga sot jam edhe unë në TikTok”. Rezultati? Brenda pak orësh mbi 2 milionë shikime dhe qindra mijëra ndjekës.

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme