Kronika 4 Korrik 2025, 11:34 Nga VNA

Atentati ndaj ish prokurorit Ndoja, dëshmia tronditëse e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Alibej: 300 mijë euro për të fshirë gjurmët

Ndaje në Whatsapp
Atentati ndaj ish prokurorit Ndoja, dëshmia tronditëse e

Në procesin ndaj Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj, është duke dëshmuar Erion Alibej, bashkëpunëtori i drejtësisë. Dervishaj dhe Meçaj akuzohen për atentatin e 1 nëntorit 2019 te mbikalimi i Shkozetit, ku u qëllua mbi automjetin e prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoj. Si pasojë mbeti i vrarë Andi Maloku, shoferi i prokurorit, si dhe u plagosën Ndoj dhe miku i tij Aleksandër Laho, i njohur si Rrumi, një personazh i botës së krimit.

Dëshmia e Erion Alibej:

Në 2019 kam banuar në Elbasan. Plarent Dervishajn e njoh. Julian Meçaj, jo. Plarentin e njoh pasi më ka mundësuar daja i bashkëshortes sime një takim me anë të një shokut të tij. Di që ka një fabrikë cigaresh në Librazhd. Më ka mundësuar ai një takim me Plarentin. Kemi drekuar atje. Nuk e dija kush ishte ai në atë periudhë, por më dukej si një “Çekiç” që kisha parë në televizor. Ky ka qenë takimi i parë dhe i vetëm.

Unë në atë kohë, në 2019, kam qenë person në kërkim për një çështje të 2018. Strehohesha në shtëpinë time në Elbasan. Kam pasur disa probleme në shtëpinë time. Në atë periudhë, Arben Laze ka pasur një Tuareg ngjyrë të zezë, kam qëndruar në sediljen mbrapa dhe kemi shkuar te fabrika e cigareve. Më pritën Iliri dhe Arbeni, s’mbaj mend nëse ka qenë Plarenti aty apo nëse erdhi më vonë.

Plarenti kishte një BMW ngjyrë blu, të blinduar. Shofer ishte një djalë tjetër, Plarenti pasagjer. Në 2019 kam qenë në kërkim për një çështje të 2018. Strehohesha në shtëpinë time në Elbasan. Në atë periudhë, Arben Laze më ka marrë me makinë dhe kemi shkuar te fabrika e cigareve, por nuk kujtoj nëse e gjeta aty apo erdhi më pas. Plarenti ka pasur një makinë Benz, ngjyrë blu.

Mond Çekiçin e kam dëgjuar vetëm në media. Ndoshta mund të ishte ai që shoqërohej me Plarentin, por nuk jam i sigurt. Kam diskutuar për hallet që më kishin rënë në atë kohë, doja të identifikoja njerëzit që më kishin bërë krime në familje. Shkova ta takoj, mos më ndihmonte.

Më pas kemi folur shumë gjatë në aplikacione, por fizikisht vetëm një herë. E thërrisnin Lenti, Shoku. Kam folur në EncroChat fillimisht, më pas me SKY. Nofka e tij: "Barcelona" te EncroChat, "Ghost". Me Plarentin nuk më lidh asnjë gjë. Mbaj mend që pak më vonë Plarentit iu bë atentat, biseduam për këtë. Unë shqetësohesha për të, si për hallet e mia, dhe ia përcillja çdo informacion.

Mbaj mend që më erdhi një mesazh që atentatin e kishte bërë Lul Berisha. Ia përcolla këto informacione. Nuk e kujtoj dot kush ma solli. I kam nisur dhe një foto nga sistemi TIMS, një “Kabashi”, e kishte shtëpinë afër Nuredin Dumanit. Kam pasur një polic që më jepte informacion. Nga marsi i 2019 që jam lidhur me këto persona deri në shtator 2020 më ka dhënë informacione. E pajisa vetë me Sky.

Redian Rrajën e kam dëgjuar për herë të parë në televizor. Për Redjan Rrajën kemi biseduar me Plarentin pak pasi i kishin bërë atentat prokurorit. Ku ndodhej, nuk e di. E dija që pas atentatit të Ndojës, ishte Plarenti. Kishim biseduar për ato emra, ai nuk e kuptonte pse i kishin bërë atentat.

Pasi u zbardh ngjarja, e pyeta pse ndodhi kështu. “Po flitet për prova,” i thashë, “syzet, shenjat e gishtave.” Më tha: “Jam interesu për të fshirë gishtat tek ekspertiza.” Më tha se i kishin kërkuar 300 mijë euro.

Sa i përket prokurorit, mbaj mend që diskutonim pasi mua donin të më ekzekutonin me snajper. Diskutuam se kush di të ekzekutojë me snajper. Në bisedën e sipërme, diskutuan që prokurori (Ndoja) shkonte në një lokal te Gjiri i Lalëzit dhe më ka folur për plane që ta ekzekutonin me snajper aty.

Video

Protestat e kamionistëve do të ndikojnë qarkullimin kufitar nga 26 janari. Automjetet e transportit të mallrave do të ndalohen të hyjnë dhe të dalin nga pikat kufitare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut: hyrja bllokohet nga mesnata, ndërsa dalja nga ora 12:00. Po ashtu, nga ora 11:30 e 26 janarit nis një grevë 48-orëshe e Shoqatës së Kamionistëve të Malit të Zi, duke ndaluar qarkullimin e kamionëve nga Shqipëria drejt këtij vendi. Në akset drejt kufirit me Malin e Zi do të lejohen vetëm automjete të vogla, autobusë, mjete emergjence dhe transport pasagjerësh. Përjashtim nga ndalimi bëjnë kamionët që transportojnë ilaçe dhe bagëti, ndërsa qarkullimi i automjeteve të udhëtarëve vijon normalisht. Protesta zhvillohet për shkak të kërkesave të kamionistëve për lehtësira fiskale, përmirësim të kushteve në dogana dhe kundërshtim të kufizimeve të punës së shoferëve në zonën Shengen.

Në rrugët e qyteteve të Kinës patrullojnë robotë që mbikëqyrin trafikun. Kina është vendi më i përparuar në botë!

“Arabia Saudite lejon zyrtarisht të huajt të blejnë dhe zotërojnë prona banimi, toka dhe ferma bujqësore në të gjithë vendin.”

Ky video përmban imazhe grafike! Videoja e një dëshmitari okular tregon një agjent të policisë kufitare amerikane duke qëlluar dhe vrarë një burrë në Minneapolis më 24 janar." Videocredits: Reuters

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme