Kronika 3 Korrik 2025, 21:55 Nga VNA

"Shiti 5 mlnd euro naftë dhe nuk pagoi taksa!"/ Klodiana Lala: Bankers duhet të hetohet nga SPAK!

Ndaje në Whatsapp
"Shiti 5 mlnd euro naftë dhe nuk pagoi taksa!"/ Klodiana Lala:

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", dha detaje nga aksion i Prokurorisë së Fierit, e cila ka lëshuar 14 masa sigurie për drejtues dhe ish drejtues të kompanisë Bankers Petroleum Albania.

Lala tha se bëhet fjalë për një aferë me dëm të jashtëzakonshëm, ku është shitur 5 miliardë euro naftë, ndaj duhet të hetohet nga SPAK dhe jo nga një prokurori lokale. 

"Nëse kam një kritikë në raport me SPAK, është çështja e inceneratorëve dhe e dyta Bankers, që duhet të hetohej nga SPAK. Çdo veprim i Prokurorive, si ajo e Fierit, janë veprime shumë të vonuara dhe dëmi i shkaktuar shtetit është i pallogaritshëm. Prokuroria e Fierit ka nisur hetim në 2024, mbi bazën e një dokumenti të dërguar nga Drejtoria e Tatimeve, ku pretendohej se kishte konstatuar shkelje nga Bankers. Nga ky hetim prokuroria e Fierit, ka marrë 14 masa sigurie, nga të cilat 6 arrest me burg, drejtues dhe ish drejtues të kompanisë, dy prej të cilëve nën arrest, CEO aktual dhe ish drejtori i kompanisë.

Ndërkohë në kërkim janë shpallur drejtues dhe ish drejtues, por janë jashtë vendit. Janë ekzekutuar, po ashtu 5 masa arrest në shtëpi dhe të tjera detyrim paraqitje.

Nga hetimet, rezulton se bëhet fjalë për skemë mashtruese 20 vjeçare, përmes së cilës kompania nuk ka paguar taksat.

Që nga 2004, deri në 2024, rezulton se Bankers Petroleum, ka shitur mbi 5 miliardë euro naftë. Kjo kompani deklaronte humbje 110 mln euro. Sipas prokurorisë rriste fiktivisht shpenzimet, që të dilte me humbje dhe të shmangte taksat.

Ndaj personave të arrestuar, rëndojën dyshimet për mashtrim për fshehje taksah, pastrim parash, evazion fiskal dhe krijim të skemave mashtruese. Nga kjo histori 20 vjeçare, prokuroria thotë se nga hetimet ka rezultuar se buxhetit i është shkaktuar dëm në miliona euro. Bankers dhe shteti janë përballur në arbitrazh, sepse AKB ka patur auditim dhe ka konstatuar këto shkelje që dyshon prokuroria sot.

Besoj nuk është vetëm histori abuzimi, por kemi edhe burim nafte të tharë, që nuk jep më për Shqipërinë. Kemi edhe ndoshta procese në arbitrazh. Mendoj se SPAK duhet ta marrë drejtimin e këtij hetimi, sepse bëhet fjalë për një kompani që operon që në 2004, vetëm pas 25 vitesh kujtohet prokuroria. Mendoj se nuk duhet të mbetet këtu, duhet të hetohen njerëzit e politikës, se si u lidh kjo kontratë, si kanë vepruar qeveritë, a është abuzuar me këtë pasuri të vendit", tha Lala. 

Video

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme