Kronika 5 Korrik 2025, 10:32 Nga VNA

Zjarri në landfillin e Elbasanit ende aktiv, 16 vatra në të gjithë vendin

Ndaje në Whatsapp
Zjarri në landfillin e Elbasanit ende aktiv, 16 vatra në të

Zjarri në landfillin e Elbasanit vijon të jetë aktiv, pavaresisht perpjekjeve 4 ditore për ta shuar atë. Ministria e Mbrojtjes njoftoi se në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 16 vatra zjarri.

Situata e zjarreve në rang vendi

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 16 vatra zjarri, nga të cilat 4 mbeten ende aktive.

Këto vatra janë evidentuar në bashkitë e Elbasanit, Finiqit, Tiranës, Vorës, Durrësit, Fierit, Kuçovës, Poliçanit, Hasit, Vaut të Dejës, Matit dhe Mirditës.

Vatrat aktive janë si më poshtë:

* Bashkia Elbasan: Në vendgrumbullimin e mbetjeve vijon puna për shuarjen e plotë të flakëve. Gjatë ditës së djeshme u ndërmorën veprime për hedhjen e inerteve dhe kapsulimin e mbetjeve, ndërsa një grup ekspertësh ishte në terren për matjen e ndotjes së ajrit. Forcat operacionale do të vijojnë edhe sot punën për shuarjen e plotë të zjarrit.

* Bashkia Finiq: Vatra mes fshatit Grazhdan (njësia Livadhja) dhe fshatit Malçan (njësia Dhivër). Situata është më e qetë dhe intensiteti i zjarrit ka rënë. Zjarri po monitorohet nga një mjet zjarrfikës me 3 efektivë dhe punonjës të Shërbimit Pyjor në fshatin Malçan.

* Bashkia Tiranë: Në fshatin Bulticë, njësia Vaqarr, në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Terreni i vështirë e bën të pamundur kalimin e mjeteve. Sot do të vijojë ndërhyrja me forca operacionale dhe helikopterin Cougar.

* Bashkia Has: Në zonën malore mes fshatrave Gjinaj dhe Domaj, në një sipërfaqe me pyll pishe. Era dhe terreni i thyer e bëjnë të vështirë ndërhyrjen, por puna për kontrollin e flakëve vijon.

Zjarret janë regjistruar kryesisht në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi.

Në dy raste pati dëme materiale:

- Bashkia Fier: Në fshatin Seman i Ri, një banesë u përfshi nga flakët. Pronari u transportua në Spitalin Rajonal dhe banesa pësoi dëme në orendi dhe pajisje elektroshtëpiake.

- Bashkia Vorë: Në fshatin Fushë Prezë, një hangar me bar u përfshi nga flakët duke shkaktuar djegien e 1600 dëngjeve me bar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan:

- 21 automjete zjarrfikëse

- 190 forca operacionale

- 35 efektivë të Forcave të Armatosura

- 2 automjete zjarrfikëse ushtarake

- 4 kamionë vetëshkarkues

- 1 traktor me zinxhirë

- 1 helikopter Cougar

- 1 grup ekspertësh për matjen e ndotjes së ajrit

- 29 automjete të firmave private

Strukturat e Mbrojtjes Civile janë të angazhuara maksimalisht në koordinimin dhe mbështetjen e të gjitha operacioneve për menaxhimin e emergjencave nga zjarret.

Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje lokale të dobëta në disa qarqe. Sa i përket zjarreve, pritet nivel rreziku “I LARTË” pothuajse në të gjitha qarqet. Vetëm në qarqet Durrës, Korçë dhe Vlorë pritet nivel “I MODERUAR”, me rrezik lokal “TË LARTË” në zona të caktuara (Durrës - Jug, Korçë - Qendër, Vlorë - VeriQendër).

Thirrje për qytetarët

Në këto ditë me temperatura të larta dhe rrezikshmëri të shtuar për zjarre, bëjmë thirrje për kujdes të shtuar dhe shmangie të çdo veprimi që mund të shkaktojë zjarr në mjedis. Njoftoni menjëherë shërbimet zjarrfikëse në rast të konstatimit të flakëve apo tymit.

Siguria dhe bashkëpunimi juaj janë thelbësore për të mbrojtur jetën, pronën dhe natyrën!

Video

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme