Kronika 4 July 2025, 13:46 Nga VNA

GJKKO lë në fuqi masën “detyrim paraqitje” për kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike

Ndaje në Whatsapp
GJKKO lë në fuqi masën “detyrim paraqitje” për

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur sot të lërë në fuqi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe pezullimin nga detyra për kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri.

Myzyri akuzohet nga SPAK për “shkelje të barazisë në tendera”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me tenderin për mirëmbajtjen e aksit rrugor Shpal-Ura e Repsit, me një gjatësi totale 58.7 kilometra dhe një vlerë prej 2.29 milionë euro.

Më 24 qershor, SPAK e mori zyrtarisht të pandehur Myzyrin, ndërsa vendimi i sotëm i GJKKO detyron kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike të paraqitet periodikisht para autoriteteve, duke e mbajtur larg detyrës deri në një vendim përfundimtar të çështjes.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme