Kronika 4 Korrik 2025, 15:58 Nga VNA

Lamborghini shpërthen pas çarjes së gomës/ Zbardhen detajet e aksidentit të futbollistit Diogo Jota dhe vëllait të tij

Ndaje në Whatsapp
Lamborghini shpërthen pas çarjes së gomës/ Zbardhen

Pak ditë pas aksidentit tragjik që i mori jetën futbollistit të Liverpool-it, Diogo Jota, janë zbuluar detaje të reja mbi ngjarjen që ka tronditur botën e sportit dhe miliona tifozë në mbarë globin. Sipas burimeve zyrtare dhe mediave spanjolle, Jota humbi jetën së bashku me vëllain e tij, André Jota – edhe ai futbollist – në një aksident të rëndë automobilistik në kufirin mes Spanjës dhe Portugalisë.

Të dy po udhëtonin me një automjet luksoz të markës Lamborghini, të marrë me qira, me destinacion qytetin Santander, nga ku kishin planifikuar të niseshin drejt Anglisë me traget. Kjo zgjedhje u bë për arsye mjekësore, pasi Diogo Jota kishte kryer së fundmi një ndërhyrje në mushkëri dhe mjekët i kishin rekomanduar që të shmangte fluturimet ajrore.

Aksidenti ndodhi në autostradën e Zamorës, në anën spanjolle të kufirit, ku makina, duke lëvizur me shpejtësi të lartë, doli nga rruga dhe shpërtheu në flakë. Sipas raportimeve të para të autoriteteve, automjeti kishte kapur një shpejtësi mbi 120 kilometra në orë në momentin që po kryente një manovër parakalimi. Hetuesit besojnë se një çarje në gomën e pasme, në kombinim me sipërfaqen e pabarabartë të rrugës, ka çuar në humbjen e kontrollit të mjetit, përplasjen me barrierat anësore dhe shpërthimin fatal të makinës.

Autostrada ku ndodhi ngjarja është përmendur shpesh në të kaluarën për problemet serioze të infrastrukturës dhe mungesës së mirëmbajtjes. Vetëm dhjetë ditë më parë, një tjetër aksident i rëndë ndodhi në të njëjtin segment, ku një grua mbeti rëndë e plagosur. Banorë lokalë dhe drejtues mjetesh kanë ngritur vazhdimisht shqetësime për gjendjen e rrugës, por pa ndonjë ndërhyrje të dukshme nga autoritetet përkatëse.

Reagimet nuk kanë munguar nga komuniteti sportiv. Klubi i Liverpool-it ka shpallur zi zyrtare dhe ka njoftuar se, për nder të Diogo Jotës, do të tërheqë nga përdorimi fanellën me numrin 20, të cilën ai e mbante që prej bashkimit me klubin. Ky vendim, edhe pse i pazakontë për futbollin anglez ku rrallë herë numrat tërhiqen, u mor pas kërkesave të shumta nga tifozët të prekur thellë nga lajmi.

Ndërkohë, personalitete nga bota e futbollit, përfaqësues klubesh, ish-shokë skuadre, trajnerë dhe figura të njohura të sportit në nivel ndërkombëtar kanë shprehur ngushëllimet e tyre për humbjen e Jotës dhe vëllait të tij. Federatat e futbollit të Portugalisë dhe Anglisë kanë mbajtur një minutë heshtje në ndeshjet e zhvilluara pas ngjarjes.

Video

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme